AKTUALITET /

Vranë 1 person dhe plagosën 4 të tjerë në Laç, Gjykata lë në burg pa afat të rinjtë

Klevis Ndreca u paraqit personalisht në seancën gjyqësore, ndërsa Daniel Gjeloshi, i cili ndodhet ende i shtruar në spital për shkak të plagëve të marra gjatë ngjarjes, u përfaqësua nga avokati i tij.

Shkruar nga Versus

Vranë 1 person dhe plagosën 4 të tjerë në Laç,

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Klevis Ndrecën dhe Daniel Gjeloshin, të dy të dyshuar për përfshirje në përplasjen e armatosur që ndodhi pak ditë më parë në qytetin e Laçit, ku humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur katër të tjerë, përfshirë një grua që shiste qirinj në rrugë.

Klevis Ndreca u paraqit personalisht në seancën gjyqësore, ndërsa Daniel Gjeloshi, i cili ndodhet ende i shtruar në spital për shkak të plagëve të marra gjatë ngjarjes, u përfaqësua nga avokati i tij.

Pas shqyrtimit të provave dhe kërkesës së Prokurorisë, gjyqtari Lirim Buluca vlerësoi si të ligjshëm arrestimin e të dyshuarve dhe vendosi ndaj tyre masën e sigurisë më të rëndë – “arrest në burg”, nën akuzat për “vrasje” dhe “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: