AKTUALITET /

Vrasja e 13-vjeçares shqiptare, hetimi merr kthesën e papritur

Aurora Tila humbi jetën më 25 tetor pasi ra nga kati i shtatë i pallatit ku banonte në Piacenza

Shkruar nga Versus

Vrasja e 13-vjeçares shqiptare, hetimi merr kthesën e papritur

Rasti i Aurora Tila, vajza 13-vjeçare me prindër shqiptarë që humbi jetën më 25 tetor pasi ra nga kati i shtatë i pallatit ku banonte në Piacenza, po bëhet gjithnjë e më kompleks. Për këtë ngjarje, në paraburgim ndodhet ish-i dashuri i saj, një 15-vjeçar i akuzuar për vrasje me paramendim.

Sipas gazetës Libertà, dy mjekë ligjorë të angazhuar nga mbrojtja, Mario Tavano dhe Attilio Maisto, kundërshtojnë përfundimet e autopsisë zyrtare, sipas së cilës Aurora është shtyrë nga djaloshi. Sipas tyre, dëmtimet në trupin e saj nuk përputhen me këtë version dhe sugjerojnë një rënie aksidentale apo të paqartë.

Procesi, që do të nisë më 19 qershor në Bologna, do të zhvillohet me gjykim të shkurtuar, por do të jetë i kushtëzuar: dy ekspertët e mbrojtjes do të dëgjohen në sallë. Ata kundërshtojnë gjithashtu dëshmitë e dy kalimtarëve, që pretendojnë se panë 15-vjeçarin duke e shtyrë vajzën nga ballkoni. Mbrojtja i konsideron këto dëshmi të pasakta për shkak të distancës nga vendi i ngjarjes.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: