Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimet për Leonard Dukën dhe anëtarët e grupit të tij të cilët më 27 gusht 2019 ekzekutuan me armë zjarri ish-policin Santiago Malko i cili ishte pjesë e grupit të Ervis Martinajt.
Leonard Duka është dënuar me 30 vite burg për porositjen e vrasjes, ndërsa SPAK kishte kërkuar 22 vite burg për të. Nga ana tjetër, vëllai i tij Erlis Duka u shpall i pafajshëm.
Për të tjerët Fatmir Hyseni, Aleksandër Manxhaku, Oltjon Goga e Dritan Agaj, GJKKO vendosi dënimin me 25 vite burg për secilin prej tyre.
Lajmi në përditësim...

