AKTUALITET /

Vrasja e Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të GJKKO që dënoi Blendi Tetën me 25 vite burg

Ngjarja ndodhi në gusht të vitit 2019, në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë.

Shkruar nga Versus

Vrasja e Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit

Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin e dhënë nga Apeli i Posaçëm, i cili në qershor të vitit 2022 dënoi Blendi Tetën me 25 vite burg për vrasjen e ish-efektivit të Policisë, Santiago Malko.

Teta ishte shpallur fajtor për përfshirjen e tij në atentatin ndaj Malkos, i konsideruar një nga njerëzit më të afërt të Ervis Martinajt. Sipas vendimit të mëparshëm, ai akuzohej për vëzhgimin e lëvizjeve të viktimës dhe për ndihmën që u kishte dhënë autorëve të dyshuar të atentatit.

Ngjarja ndodhi në gusht të vitit 2019, në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë. Viktima, Santiago Malko, ishte jo vetëm një ish-efektiv policie, por edhe bashkëpronar i disa pikave bastesh sportive, në bashkëpunim me Martinajn, i cili prej kohësh rezulton i zhdukur.

Me vendimin e fundit, Gjykata e Lartë kthen çështjen për rishqyrtim, duke hedhur poshtë aktgjykimin e Apelit të GJKKO dhe duke rikthyer në pikëpyetje fatin ligjor të Blendi Tetës.

 

 

Poll