AKTUALITET /

Vrau me thikë 42 vjeçarin për një foto me kalë, autori kapet tek ''Shpella e Memecit'' në Berat

63 vjeçari rezulton person me precedentë penalë në Greqi ku kishte kryer një vrasje.

Shkruar nga Versus

Vrau me thikë 42 vjeçarin për një foto me kalë,

Ka përfunduar arratia disa orëshe e Kristo Memës alias Konstantin Hoxhës, 63 vjeçarit i cili vrau me thikë 42 vjeçarin nga Tirana, Keli Hoxha i cili kishte shkuar në kala për vizitë së bashku me familjen e tij. 

Autori u gjet i fshehur në vendin e quajtur ''Shpella e Memecit'' përballë Urës së Goricës në afërsi të kishës. 

Keli Hoxha mësohet se u vra në sy të dy fëmijëve, gruas dhe nënës së tij. Familja kishin shkuar për të kaluar një ditë ndryshe në kalanë e Beratit ku ndodhi tragjedia e rëndë. Versus.al

Poll