
Fadi Alwan, 49 vjeçari libanez i cili vrau me thikë vajzën e tij 24 vjeçare Rayyan Alwan në Tiranë, nuk do të ekstradohet nga vendi i tij i origjinës për t’u gjykuar në Shqipëri.
Sipas OraNews, Libani e ka informuar ministrinë e Jashtme të vendit tonë që në shtator të vitit të kaluar se e ka refuzuar kërkesen për ekstradimin e 49 vjeçarit drejt vendit tonë. Autoritetet e Libanit i kërkojnë Shqipërisë dërgimin e të gjitha veprimeve hetimore dhe provave të mbledhura për ngjarjen e rëndë të ndodhur në shkurt të vitit 2025 brenda një apartamenti në Tiranë.
Ndërkohë që ende nuk është i qartë shkaku që çoi autorin e dyshuar në vrasjen e vajzës së tij. 24 vjeçarja kishte ardhur në Tiranë së bashku me babain e saj dhe kishin marrë një apartament me qira në afërsi të rrugës së Kavajës.
Pas krimit të rëndë, autori i dyshuar u largua drejt Gjermanisë, ndërsa trupi i pajetë i 24 vjeçares u zbulua nga pronarja e aparamentit. Versus.al

