AKTUALITET /

Vr*sja që tronditi Elbasanin, 2 autorët që ekzekutuan biznesmenin, u larguan drejt Librazhdit

Shkruar nga Versus
Vr*sja që tronditi Elbasanin, 2 autorët që ekzekutuan
Viktima, Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla


Mbrëmjen e djeshme Elbasani u trondit nga vrasja me armë zjarri e biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla. 43 vjeçari u qëllua me 2 plumba në kokë teksa ndodhej në karburantin e tij "Xhaxhi Oil" dhe po qëndronte brenda mjetit tip "Range Rover". 

Autorët kanë qenë 2 persona të cilët pasi kryen vrasjen me pistoletë, u larguan drejt Librazhdit. 

Mëhalla gjithashtu ishte pronar i rrjetit të taksive "El Taxi" në Elbasan ndërsa jetonte në Tiranë në zonën e Komunës së Parisit pavarësisht se aktivitetin e biznesit e ushtronte në Elbasan. 

Grupi hetimor ende nuk ka arritur të gjejë gjurmë të dy autorëve të cilët duket se kanë qenë të mirëorganizuar për t'u larguar pa lënë gjurmë. Mëhalla ishte në proces gjyqësor për armëmbajtje pa leje dhe zotërim të sendeve të paligjshme. Versus.al

Poll