Një i ri, rreth 35 vjeç, është ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Gjorm të bashkisë Selenicë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të fshatit, ndërsa motivi dhe rrethanat mbeten ende të paqarta.
Sipas banorëve 35 vjeçari ka qenë për vizitë tek djali i xhaxhait të tij në fshatin Gjorm, por nuk dihet ende kush e ka qëlluar.
Po sipas banorëve 35 vjeçari është nga fshati Levan i Fierit./Versus.al
