Azgan Mërnica, autori i vrasjes së policit Novruz Cenalia i ka shpëtuar dënimit me burgim të përjetshëm pasi Gjykata e Apelit të Tiranës e ka dënuar së fundmi me 35 vite burg.
Me këtë vendim, rrëzohet dënimi i dhënë nga gjykata e Fierit e cila e kishte dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “vrasje e punonjësit të Policisë së Shtetit”, “armëmbajtje pa leje” dhe “drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Në datë 13 Maj 2024 në fshatin Baltëz, rreth orës 13:00, Azgan Mernica vrau me armë zjarri punonjësin e Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia, i cili mbante veshur uniformën e Forcave “Shqiponja”. 28 vjeçari sapo kishte dalë nga shtëpia dhe po shkonte në Drejtori të merrte detyrën.
Konflikti mes tyre, dyshohet të ketë nisur për përparësinë e kalimit në një rrugë të ngushtë që ndodhej në fshatin Baltëz të Fierit, zonë në të cilën banonte familja Cenalia prej shumë vitesh.
Efektivi i Forcave "Shqiponja" ka debatuar me të 23 vjeçarin Azgan Mernica që vinte nga një fshat tjetër, por që kalonte nëpër Baltëz. I riu zbritur ka zbritur nga automjeti i tij, ka hapur çantën ku mbante armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk ka dalë nga mjeti, e ka qëlluar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Versus.al

