AKTUALITET /

Vr*u të atin me thikë, 25 vjeçari i buzëqeshur në gjykatë: Babai më kapi për fyti, e godita me shufër hekuri

Shkruar nga Versus

Vr*u të atin me thikë, 25 vjeçari i buzëqeshur në

Durrës- Marjan Kodheli, 25 vjeçari i arrestuar ditë më parë për vrasjen me thikë të babait të tij në Shkallnur, ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

I riu është shfaqur duke buzëqeshur në gjykatë, teksa pret në kafazin e qelqtë për vendimin paraprak ndaj tij. Kodheli disa ditë më parë vrau me thikën e bukës të atiin, Pjetër Kodheli, 63 vjeç i cili u gjet pa shenja jete në banesë. Në deklaratën para gjykatës, i riu tha se debati kishte degraduar gjatë ceremonisë mortore të gjyshes. 

“E qëllova me thikën që kisha më afër dhe ika, u ktheva sërish dhe e qëllova me shufër hekuri. Vdiq gjyshja dhe babai më tha të merrem me pritjen e njerëzve. Vrau babanë. Më tha të kem kujdes me lekët, i thashë këtu jam e më kapi për fyti”- ka deklaruar Kodheli në gjykatë.

Dyshohet se 25 vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ndërsa familjarët thonë se konfliktet mes tyre ishin shtuar që pas kthimit të tij nga Franca dhe Greqia dhe prej muajsh ishte i papunë. Vetë autori ka deklaruar në polici se nuk e kuptonte ende sesi kishte arritur në atë pikë sa të godiste të atin me thikë. Versus.al

Poll