AKTUALITET /

Xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK në 15 vjetorin e '21 janarit': Kërkova takim me prokurorët

Më herët në SPAK për këtë çështje janë pyetur Sali Berisha e Lulzim Basha.

Shkruar nga Versus

Xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK në 15 vjetorin e '21

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës njërit prej protestuesve të vrarë më 21 janar 2011, u paraqit sot në SPAK, ditën kur bëhen 15 vite nga ngjarja të cilën Gjykata e Strasburgut e ka konsideruar krim shtetëror.

I pyetur nga gazetarët për arsyen e paraqitjes së tij, Mark Nika tha se kishte kërkuar vetë takim me prokurorët.

Më herët ai u ka dorëzuar një audioregjistrim autentik që dyshohet se përmban urdhrat e dhëna nga zinxhiri komandues i gardës së republikës për të hapur zjarr kundrejt protestuesve të Partisë Socialiste. Versus.al

Poll