AKTUALITET /

Zbardhet dëshmia e dedektives që kontrolloi banesën e Erjon Llapushit: E gjeta përgjuesin, por nuk e lëviza!

Shkruar nga Versus
Zbardhet dëshmia e dedektives që kontrolloi banesën e Erjon
Erjon Llapushi

Në botën e krimit të organizuar, gjithnjë e më shumë figura të rrezikshme po i drejtohen shërbimeve profesionale të detektivëve privatë për të mbrojtur veten nga hetimet e policisë.

Rasti më i freskët vjen nga Erjon Llapushi, një nga personat më të kërkuar në Shqipëri.

Ai është dënuar me 17 vite burg për vrasjen me dashje të kamarierit Gazment Kurmaku, ngjarje e ndodhur më 2 tetor 2021 në një lokal në Labinot-Fushë të Elbasanit.

Megjithatë, Llapushi jo vetëm që vazhdon të jetë i lirë, por ka shkuar aq larg sa ka punësuar dedektivë privatë për të kontrolluar nëse banesa e tij në Pogradec është përgjuar nga policia.

Dhe për këtë një detektive private 45-vjeçare nga Tirana (me inicialet I. Kipi) u angazhua për këtë punë.

Në dosjen e siguruar nga Topchannel, është zbardhur dëshmia e dedektives 45-vjeçare, e cila nga Tirana shkoi në Pogradec për të mbikëqyrur banesën e të shumëkërkuarit.

Më 31 janar, rreth orës 09:00 ajo është nisur nga shtëpia nga qyteti i Tiranës për në qytetin e Pogradecit. Sapo ka mbërritur në qytetin e Pogradecit rreth orës 11:50 ka takuar një person emrin e të cilit nuk e di.

Sapo e ka takuar, e ka ndjekur me makinën e saj dhe më pas janë ngjitur në këmbë të dy në katin e tretë të një banese private, ku çelsat e shtëpisë i kishte vetë personi, ka hapur derën dhe kanë hyrë në ambientet e shtëpisë për të bërë kontroll të këtij kati.

Siç tregon shtetasja I.Kipi, ambienti kishte dy dhoma gjumi, një guzhinë, sallon dhe një sallon afer derës së daljes.

Ka marrë një dedektor që shërben për njohjen e kartave sim ose pajisjet përgjuse dhe ka filluar të bëjë kontrollin e ambientit. Ka filluar me dhomën e gjumit bashkshortore, dhomën e fëmijve, kuzhinën më pas tek holli i jashtëm.

Siç thuhet në dosje, njëra nga prizat që ishte e lidhur me banjën, në momentin që e hapi ka konstatuar paisjen përgjuese.

Pajisjen nuk e ka hequr ,e ka vendosur përsëri mbrapa telave ku ishte dhe e ka vendosur në vend fazën e prizës që jepte masë, për mos e zënë korenti dhe ka mbyllur përsëri prizën.

Në këtë kohë djali që ndodhej me të i ka thënë që ka ardhur policia.

Dedektivja deklaron se nuk njeh Erion Llapushin dhe ishte hera e parë që shkonte në atë banesë. Për shërbimin që ajo do kryente do paguhej në shumën 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekë të reja, ku përfshihet shërbimi sëbashku me rrugën, gjë të cilën është e përcaktuar në tarifë nga kompania.

45-vjeçarja është marrë nën hetim për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Përveç detektives, Policia ka vënë në hetim edhe një të afërm të Erjon Llapushit, i cili është personi që ka kontaktuar detektiven me qëllim që të gjendej një përgjues që dyshohet se ishte vënë në banesën e tij.

Poll