AKTUALITET /

Zbardhet ngjarja në Shkozë, 2 vëllezërit Lika tentuan të ekzekutonin 31 vjeçarin, por plagosën gabimisht policin

Policia ka arrestuar edhe fqinjin e policit për shkak se kishte thyer arrestin shtëpiak.

Shkruar nga Versus

Zbardhet ngjarja në Shkozë, 2 vëllezërit Lika tentuan

Është zbardhur dinamika e ngjarjes së ndodhur mesnatën e djeshme në Shkozë ku mbeti i plagosur efektivi i policisë, Anxhelo Kumaraku.

Policia ka shpallur në kërkim 2 vëllezërit Aldo dhe Ali Lika të cilët dyshohen se tentuan të vrisnin me armë zjarri 31 vjeçarin Klejdi Spajo i cili ndodhej me fqinjin e tij, policin Kumaraku dhe L.D.

Si pasojë e të shtënave, u plagos gabimisht në këmbë polici i cili mori mjekim në spital. Ndërsa u arrestua fqinji i tij Spajo pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” të caktuar për armëmbajtje pa leje.

Policia po punon për kapjen e dy vëllezërve të shpallur në kërkim. Versus.al

Poll