Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një polic 30 vjeçar u plagos me armë zjarri pas mesnatës së mbrëmshme në zonën e Shkozës. Kumaraku mori plagë në këmbë dhe u mjekua në spital ku është jashtë rrezikut për jetën. *Në momentin e ngjarjes, polici ndodhej nën shoqërinë e fqinjit të tij që ndodhej nën masë sigurie “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje. Fqinji dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit, pasi muaj më parë kishte dhunuar 2 vëllezërit Lika. *Këta të fundit, kishin konflikte me fqinjin e policit për shkak të borxheve në lojërat e fatit. Ka qenë Ali Lika ai i cili ka qëlluar më armë. Policia ka shpallur në kërkim të dy vëllezërit.
Borxh për llotot, sherri i mëparshëm dhe polici i plagosur, kush janë 2 vëllezërit Lika të shpallur në kërkim

Polici i plagosur, Anxhelo Kumaraku, ka deklaruar në komisariat se fqinjin e tij Klejdi Spaja me të cilin ndodhej në momentin e ngjarjes, e kishte shok fëmijërie.
Sipas informacioneve, fqinji i Kumarakut i cili kishte shkelur masën e arrestit shtëpiak në momentin e ngjarjes, kishte patur një konflikt me 2 vëllezër për shkak të një borxhi.
Muaj më parë, ai kishte dhunuar 2 vëllezërit Aldo dhe Ali Lika dhe këta të fundit, në shenjë hakmarrje kanë tentuar ta qëllojnë me armë, por kanë plagosur gabimisht policin 30 vjeçar. Sipas burimeve, Ali Lika ka qenë personi që ka qëlluar me armë kundrejt policit dhe fqinjit të tij.Vëllai i tij kishte hyrë në borxhe të mëdha për shkak të lojërave të fatit dhe njerëz të ndryshëm kishin nisur t'i kërkonin paratë. Versus.al
Plagosja e policit në Tiranë, shënjestër ishte fqinji me precedentë penalë, konflikt për pazare droge

Tiranë- Detaje të reja janë mësuar nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Shkozë ku mbeti i plagosur me armë zjarri polici 30 vjeçar Anxhelo Kumaraku. Efektivi ishte jashtë shërbimit në momentin kur ndodhi ngjarja dhe gjendej i shoqëruar nga fqinji i tij, person me masë “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje.
Dyshohet se objektiv ka qenë pikërisht fqinji i policit dhe se konflikti me autorët mund të ketë qenë për prishjen e pazareve të drogës.
Nga ana tjetër, Kumaraku si efektiv, nuk e kishte njoftuar policinë për faktin se fqinji i tij kishte thyer masën e sigurisë. Policia po heton për të kapur autorët e ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave. Versus.al
Plagoset me armë zjarri polici në Tiranë, autori në arrati
Tiranë- Një efektiv policie u plagos me armë zjarri pas mesnatës së mbrëmshme në zonën e Shklzës.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 00:10, një polic jashtë shërbimit është plagosur me armë në rrethana ende të paqarta.
30 vjeçari A.K u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve. Versus.al

