AKTUALITET /

Zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike humb një mandat në Korçë, PS mban 6 mandatet

Ky rezultat ka sjell humbje e një mandati krahasuar me vitin 2021 dhe një rënie prej 14.9% në përqindjen e mbështetjes.

Shkruar nga Versus

Zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike humb një mandat në

Në Qarkun e Korçës, deri më tani janë numëruar 214 qendra votimi nga 423 të përgjithshme.

Partia Socialiste (PS) kryeson me 28,925 vota, që përbëjnë 54.7% të totalit, duke ruajtur 6 mandatet që fitoi në zgjedhjet e vitit 2021. 

Nga ana tjetër, Koalicioni PD – ASHM ka marrë 18,565 vota, ose 35.1%, dhe siguron 4 mandate. Ky rezultat ka sjell humbje e një mandati krahasuar me vitin 2021 dhe një rënie prej 14.9% në përqindjen e mbështetjes.

Partitë e tjera kanë marrë më pak se 4% secila dhe nuk kanë arritur të sigurojnë asnjë mandat. Nisma "Shqipëria Bëhet" e drejtuar nga Adriatik Lapaj, me 3.8%, dhe Partia Socialdemokrate (PSD) e Tom Doshit, me 2.5%, janë ndër partitë më të dalluara, me PSD që ka shënuar një rritje prej 1.6% në krahasim me zgjedhjet e mëparshme.

Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ka marrë deri tani vetëm 0.7% të votave, duke shënuar një mbështetje të ulët./Versus.al

Poll