Lezhë- Një zjarr i madh përfshirë mbrëmjen e sotme një grumbull gomash makinash në Fushë-Milot. Për rrjedhojë, u shkaktua tym i dendur, i cili mbuloi një pjesë të rrugës kryesore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në aksin Lezhë Laç.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të Kurbinit të ndihmuar edhe nga zjarrfikësit e Lezhës të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme në zonën për rreth. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Versus.al
	                       
	                       
	                       
	                       
	                       
	                       
	                       
	                       
	                       