AKTUALITET /

Zjarri për mbeturinat i doli jashtë kontrollit dhe dogji pemët frutore, arrestohet 47 vjeçari

Banori i zonës në fshatin Kryeluzaj, po përpiqej të digjte mbeturinat, por flakët i dolën jashtë kontrolli.

Shkruar nga Versus
Zjarri për mbeturinat i doli jashtë kontrollit dhe dogji pemët
Foto nga vendngjarja

Kavajë- Një 47 vjeçar i identifikuar si Gentian Bollshmi është arrestuar nga policia pasi akuzohet për zjarrvënie në fshatin Kryeluzaj.

I arrestuari dyshohet se kishte ndezur një zjarr për djegien e mbeturinave, por flakët i kishin dalë jashtë kontrolli duke shkaktuar që e gjithë sipërfaqja me pemë frutore të përfshihej nga zjarri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Versus.al

 
Poll