AKTUALITET /

Zjarri që "përpiu" pallatin te kompleksi Arlis, dyshohet se flakët u përhapën nga kartonat e "Big Market"

Shkruar nga Versus

Zjarri që "përpiu" pallatin te kompleksi Arlis, dyshohet se

Flakët që shkrumbuan pallatin 12 katësh në kompleksin “Arlis” dy ditë më parë në Tiranë, dyshohet të jenë shkaktuar nga pakujdesia e disa të miturve. Sipas hetimeve të deritanishme, në pamjet e sigurisë kamerat kanë filmuar 5 të mitur të cilët qëndrojnë disa minuta në pjesën e pasme të “Big Market” nga ku nisën flakët fillimisht.

Pak më vonë, dy prej tyre largohen dhe duket teksa mbajnë në duar diçka të paqartë që dyshohet të ketë qenë një copë letër të cilën e hedhin mbi disa kuti kartoni të vendosura jashtë marketit dhe largohen menjëherë nga vendngjarja.

Pak minuta më vonë në të njëjtin vend shfaqet tym dhe shumë shpejt flakët përhapen në fasadën e pallatit. Ndërkohë që hetimet janë ende në vijim, dje u arrestuan 4 persona për këtë ngjarje, menaxherja e Big Market, R.S, administratori pallatit, Agron Cara, inxhinieri i kompanisë Arlis, Enver Ademi dhe kontraktori që bëri fasadën, Altin Furtuna. Ndërsa nën hetim janë vënë, pronari i “Arlis Konstruksion”, Armand Lilo dhe 2 punonjëse të Big Market. Versus.al

 

Poll