
Inxhinieri gjeodet, Romeo Nazarko, ka publikuar në rrjetet sociale një dokument, ku tregon se ngjarja e sotme në zonën e “5 Majit” në Tiranë ka qenë e paralajmëruar kohë më parë.
Sipas tij, në vitin 2024 është dërguar një shkresë zyrtare drejt Kuvendit, ku kërkohej informacion mbi një zjarr të mëparshëm në të njëjtën ndërtesë, të ndodhur në vitin 2021.
Në atë kërkesë, thuhej se dyshohej përdorimi i materialeve ndërtimore jashtë standardeve, që mund të kenë ndikuar në përhapjen e flakëve.
Nazarko shprehet se pavarësisht paralajmërimeve dhe kërkesave për sqarime mbi materialet e përdorura në kompleks, nuk është marrë asnjë masë konkrete.
Ai thekson gjithashtu se ngjarja e sotme konfirmon, sipas tij, shqetësimet e ngritura më herët, duke ngritur akuza për mungesë reagimi institucional ndaj problematikave të denoncuara./Versus.al


