AKTUALITET /

Zjarri te kompleksi 'Arlis' në Tiranë, shkon në 6 numri i të lënduarve, mes tyre tre zjarrëfikës

Shkruar nga Versus

Zjarri te kompleksi 'Arlis' në Tiranë,  shkon në 6

Ka shkuar në 6 numri i të lënduarve nga zjarri që përfshiu kompleksin 'Arlis' në Tiranë. Mes të lënduarve janë tre qytetarë dhe tre efektivë zjarrfikës.

Situata në vendngjarje vijon të paraqitet kritike, pasi flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë vështirësuar ndërhyrjen e forcave të emergjencës.

Disa banorë janë evakuuar me shkallë nga zjarrfikësit, ndërsa në disa raste janë raportuar edhe rënie inertesh nga katet e sipërme gjatë operacioneve të shpëtimit.

Për të vënë situatën nën kontroll, në ndihmë të forcave në terren janë angazhuar edhe helikopterë të Ministrisë së Brendshme, të cilët po ndërhyjnë nga ajri duke hedhur ujë për të frenuar përhapjen e flakëve.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka nisur nga fasada e një pallati të ri në zonë dhe brenda pak minutash ka marrë përmasa të mëdha, duke shkaktuar shtëllunga të dendura tymi që janë parë edhe nga distanca të largëta.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po vijojnë punën për shuarjen e plotë të flakëve dhe hetimin e ngjarjes./Versus.al

Poll