AKTUALITET /

Zyra e DEA-s zyrtarisht aktive në Tiranë, ambasada amerikane: Qytetarët të denoncojnë pastrimin e parave

Në një njoftim të bërë publik nga Ambasada Amerikane në Tiranë, DEA bën thirrje për bashkëpunim nga kushdo që ka dijeni apo prova të vlefshme që mund të ndihmojnë në luftën kundër krimit të organizuar.

Shkruar nga Versus

Zyra e DEA-s zyrtarisht aktive në Tiranë, ambasada amerikane:

Agjencia e Shteteve të Bashkuara Kundër Narkotikëve (DEA) ka vendosur në dispozicion të publikut një linjë sinjalizimi aktive në Shqipëri, duke ftuar qytetarët të ndajnë informacion në lidhje me aktivitetet kriminale që lidhen me trafikun e drogës dhe pastrimin e të ardhurave kriminale.

Në një njoftim të bërë publik nga Ambasada Amerikane në Tiranë, DEA bën thirrje për bashkëpunim nga kushdo që ka dijeni apo prova të vlefshme që mund të ndihmojnë në luftën kundër krimit të organizuar.

Autoritetet amerikane garantojnë konfidencialitet të plotë për të gjitha të dhënat që do të dërgohen dhe falënderojnë ata që tashmë kanë kontribuar me informacione të besueshme, duke mbështetur operacionet e DEA-s në terren.

Postimi i Ambasadës:

Linja e sinjalizimit të Agjencisë së ShBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara. /Versus.al

Poll