BOTA /

Sulm ndaj një spitali në Sudan shkakton 64 të vdekur, përfshirë 13 fëmijë

Drejtori i OBSH-së kërkon mbrojtjen e civilëve, personelit mjekësor dhe humanitar

Shkruar nga Versus

Sulm ndaj një spitali në Sudan shkakton 64 të vdekur,

Një sulm ndaj një spitali në Sudan ka shkaktuar të shtunën 64 të vdekur, përfshirë 13 fëmijë, njoftoi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke bërë thirrje për “garantimin e mbrojtjes së civilëve, mjekëve dhe punonjësve humanitarë”.

Sulm ndaj një spitali në Sudan shkakton 64 të vdekur,

“OBSH ka konfirmuar një sulm të ri ndaj shërbimeve shëndetësore në Sudan. Këtë herë, është goditur spitali universitar në kryeqytetin e Darfurit Lindor, El-Daein, duke shkaktuar të paktën 64 të vdekur, përfshirë 13 fëmijë, dy infermierë, një mjek dhe disa pacientë”, deklaroi Tedros Adhanom Ghebreyesus në X.

“Mjaft gjak është derdhur. Mjaft vuajtje janë shkaktuar. Ka ardhur koha për të qetësuar konfliktin në Sudan dhe për të garantuar mbrojtjen e civilëve, personelit mjekësor dhe humanitarëve”, shtoi ai. /VERSUS 

Poll