Charlie Kirk, aktivisti konservator dhe themeluesi i organizatës politike Turning Point USA, i qëlluar për vdekje të mërkurën mbrëma (10 shtator), gjatë një aktiviteti publik në Universitetin e Luginës së Utah, duket se e ka parashikuar vdekjen e tij shumë vite më parë!!
Një postim i vjetër i Kirk bëhet viral pas vrasjes
Pas ngjarjes së rëndë, ka nisur të qarkullojë sërish në rrjet një postim ironik i Kirk nga viti 2014, ku ai shkruante: “Mos vallë më qëlloi një AR-15? Kështu më duket.”
(Postuar më 23 qershor 2014)
Postimi po shpërndahet masivisht në platformën X (ish-Twitter), duke nxitur debat publik mbi qëndrimet e mëparshme të Kirk ndaj armëve të zjarrit dhe sigurisë në SHBA.
Ende pa konfirmim zyrtar për llojin e armës
Ndërsa autoritetet nuk kanë konfirmuar ende zyrtarisht llojin e armës së përdorur në atentat, dyshimet paraprake flasin për një AR-15, një pushkë gjysmë-automatike që është ndër armët më të përhapura në SHBA dhe shpesh përdoret në ngjarje të ngjashme.
Sipas statistikave, rreth 25 milionë pushkë AR-15 ndodhen aktualisht në duart e civilëve amerikanë, duke e bërë këtë armë një nga më të debatueshmet në diskursin për kontrollin e armëve në Shtetet e Bashkuara.
Hetimet mbi autorin dhe motivet e mundshme të sulmit janë në vazhdim.
Ngjarja tragjike ndodhi rreth 20 minuta pas nisjes së fjalimit të tij, përpara një audience prej afro 3,000 vetash. Sipas pamjeve amatore të shpërndara menjëherë pas incidentit, Kirk shihet duke u rrëzuar në karrigen ku ishte ulur, ndërsa publiku shpërthen në panik.
"Të gjithë u shtrimë në tokë. Qëndruam ashtu për rreth 30 deri në 45 sekonda, pastaj njerëzit nisën të vraponin. Askush nuk dinte çfarë po ndodhte," tha për mediat Emma Pitts, gazetare në Deseret News, e cila ndodhej në sallë në momentin e të shtënave.







