Live Updates /

Qeveria Rama 4/ Largohen 8 ministra të mëparshëm, Manastirliu në garë për Tiranën, shtohet dhe ministrja “virtuale” Diella

*Kryeministri Edi Rama shpalli sot anëtarët e propozuar për qeverinë e re dhe drejtimin e Kuvendit përgjatë mandatit të katërt qeverisës të Partisë Socialiste. *Fjalimin që zgjati për më shumë se 2 orë, Rama e nisi me komentet për reformën në drejtësi duke theksuar se qëndrimi i PS nuk do të ndryshojë përballë SPAK dhe GJKKO duke mos ndërhyrë edhe kur bëhet fjalë për zyrtarë të lartë të dyshuar si shkelës në detyrat e tyre. *Thënë kjo, Rama njoftoi edhe zgjedhjet në bashkinë e Tiranës duke bërë me dije se kandidatja për ta drejtuar kryeqytetin do të jetë Ogerta Manastirliu e cila së fundmi ka mbajtur postin e ministres së Arsimit. *Belinda Balluku do të mbajë të njëjtat poste edhe në këtë mandat qeverisës të PS duke vijuar si zëvendës kryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës. *Mes emërimeve si anëtarë të këshillit të ministrave surprizuan emrat e drejtuesve të dikasterit të Bujqësisë dhe ministrisë së Brendshme. *Përveç shpalljes së qeverisë së re, Rama njoftoi edhe objektivin e PS për të ulur numrin e deputetëve në Kuvend dhe gjithashtu numrin e anëtarëve të komisioneve parlamentare, për të cilët njoftoi se do të jenë të përhershëm dhe 7 prej tyre do drejtohen nga qeveria, ndërsa 4 nga opozita.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama shpalli sot anëtarët e propozuar për qeverinë e re dhe drejtimin e Kuvendit përgjatë mandatit të katërt qeverisës të Partisë Socialiste. *Fjalimin që zgjati për më shumë se 2 orë, Rama e nisi me komentet për reformën në drejtësi duke theksuar se qëndrimi i PS nuk do të ndryshojë përballë SPAK dhe GJKKO duke mos ndërhyrë edhe kur bëhet fjalë për zyrtarë të lartë të dyshuar si shkelës në detyrat e tyre. *Thënë kjo, Rama njoftoi edhe zgjedhjet në bashkinë e Tiranës duke bërë me dije se kandidatja për ta drejtuar kryeqytetin do të jetë Ogerta Manastirliu e cila së fundmi ka mbajtur postin e ministres së Arsimit. *Belinda Balluku do të mbajë të njëjtat poste edhe në këtë mandat qeverisës të PS duke vijuar si zëvendës kryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës. *Mes emërimeve si anëtarë të këshillit të ministrave surprizuan emrat e drejtuesve të dikasterit të Bujqësisë dhe ministrisë së Brendshme. *Përveç shpalljes së qeverisë së re, Rama njoftoi edhe objektivin e PS për të ulur numrin e deputetëve në Kuvend dhe gjithashtu numrin e anëtarëve të komisioneve parlamentare, për të cilët njoftoi se do të jenë të përhershëm dhe 7 prej tyre do drejtohen nga qeveria, ndërsa 4 nga opozita.

16 Postime
3 ORE ME PARE

Largohet Manja, Besfort Lamallari emërohet ministri ri i Drejtësisë

Qeveria Rama 4/ Largohen 8 ministra të mëparshëm, Manastirliu

Largohet Manja, Besfort Lamallari emërohet ministri ri i Drejtësisë. Lamallari mbante deri tani postin e zv.ministrit në këtë dikaster. 

Besfort Lamallari ka lindur më 18 korrik 1987, në Peshkopi, Dibër. Ai mbajti postin e Zëvendësministrit të Brendshëm që nga 9 Tetori 2017. Z. Lamallari ka përfunduar studimet universitare për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 2009. Në 2013 është diplomuar në Universitetin e Oksfordit në programin Master shkencor për Kriminologji dhe Drejtësi Penale.

Më herët ka ndjekur studimet pasuniversitare në Itali LL.M “Bashkëpunimi Ndërkombëtar kundër Krimit të Organizuar Transnacional”. Ai është trajnuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë (DGAP), si dhe Akademia e Studimeve Politike – Program i Këshillit të Europës. Z. Lamallari vjen nga një eksperiencë intensive kërkimore shkencore, nga e cila spikat roli i tij si hulumtues i pavarur dhe autor i një sërë studimesh në fushën e krimit të organizuar, radikalizmit dhe terrorizmit./ Versus.al

3 ORE ME PARE

Kush është anëtarja ‘virtuale’ e qeverisë, e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

Qeveria Rama 4/ Largohen 8 ministra të mëparshëm, Manastirliu

Kryeministri Edi Rama i ka habitur të gjithë me ministren e Shtetit të krijuar nga Inteligjenca Artificiale, personazhi virtual “Diella” e cila është shfaqur më herët në e-Albania.

“Diella anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme, por virtualisht e krijuar nga inteligjenca artificiale.  Në mandatin e katërt duhet të bëhet Diella shërbyesja e prokurimit publik duke e bërë Shqipërinë një vend ku tenderat publikë janë 100% të pakorruptueshëm. Çdo fond publik është 100% i lexueshëm. Kjo nuk është fantashkencë, por detyrë e Diellës. Mandati i saj nuk do të ketë kufizim dhe do të ketë mundësi të punësojë talente nga e gjithë dynjaja”- tha Rama.  

Lajmi në përditësim…

3 ORE ME PARE

Evis Sala zgjidhet ministrja e re e Shëndetësisë

Qeveria Rama 4/ Largohen 8 ministra të mëparshëm, Manastirliu
Evis Sala

Evis Sala është ministrja e re e Shëndetësisë. Kryeministri Rama ka folur gjatë për arritjet e saj akademike duke e cilësuar si një nga prurjet më të mira në kabinetin e ri.

Evis Sala drejton Qendrën për Imazheri Diagnostike dhe Radioterapi Onkologjike në Poliklinikën “Gemelli” dhe është pedagoge në institucionet e arsimit të lartë, ku kontribuon me përvojën e saj akademike dhe kërkimore për formimin e brezit të ri të profesionistëve të shëndetit.

Prof. Sala ka një karrierë të gjatë akademike dhe kërkimore në Mbretërinë e Bashkuar, ku për shumë vite ka qenë pjesë e Universitetit të Kembrixhit dhe ka bashkëdrejtuar Programin e Avancuar të Imazhimit të Kancerit dhe Programin e Integruar të Mjekësisë së Kancerit në Qendrën e Kërkimit të Kancerit në Kembrixh.

(vijon)

3 ORE ME PARE

Përbërja e qeverisë, Rama surprizon me emërimet në ministrinë e Brendshme dhe të Bujqësisë

Qeveria Rama 4/ Largohen 8 ministra të mëparshëm, Manastirliu

Kreu i qeverisë Edi Rama ka surprizuar me emërimet në disa prej ministrieve të vendit duke shpallur në krye të tyre emra të njohur dhe të panjohur në arenën politike.  Në ekipin e ri qeverisës numërohen largimet e 8 ministrave, konkretisht: Bora Muzhaqi, Ulsi Manja, Anila Denaj, Igli Hasani, Ervin Hoxha, Taulant Balla, Ogerta Manastirliu dhe Arbjan Mazniku.

Rama njoftoi se ministre e Brendshme, në dikasterin me më së shumti sfida, do të jetë Albana Koçiu e cila ka mbajtur për një periudhë kohe edhe postin e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Një porosi që i la ishte modernizimi i rrjetit të adresave në vend. 

Fjala e Ramës:

E shoh të rëndësishme të nënvizoj dicka këtu që Ervin Hoxha dhe Igli Hasanit që do i besoj komisionin për europën dhe punët e jashtme kanë bërë punë të mirë. Por në krye të atyre dy prej ministrive më të prapambetura duhet tërmet. Tërmet Pecin e kemi deputet nuk e bëjmë dot ministër të brendshëm. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme është një tjetër përmbledhje pluhurash. Ministria e Jashtme jeton në një zonë orare tjetër e ndryshme nga zona e Shqipërisë. Prej vitesh rezultatet janë modeste, nuk ndryshojnë. Ka një tjetër arsye për ta ndryshuar drejtimin e kësaj ministrie. Në këtë fazë të re, ku na duhet të përgatitemi për një ofensivë diplomatike si asnjëherë më parë. Na duhet një person me aftësi të spikatur që nuk i pushon goja dhe ajo është Elisa Spiropali.

Është koha që turizmi ti bashkohet kulturës ndërsa mjedisi do dalë ministri më vete. Blendi do jetë ministri i duhur në këtë fazë për të qenë ministër i Kulturës dhe Turizmit. Mirela do ta lërë stafetën e turizmit pas një pune plot mund dhe pasion. Ndërkohë që turizmi gjendet në një udhëkryq strategjik mes ngjitjes së vështirë. Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit do t’i bashkohet dhe sporti.

Edhe ministrinë e Mjedisit do e drejtojë Sofjan Jaupaj që është negociatori i Shqipërisë për kapitullin që lidhet me mjedisin. Ai mbetet një nga njohësit më të mirë të anës ligjore që lidhet me mjedisin, i ka ngjitur shkallët e karrierës një e nga një. Tani do vihet në një “provë zjarri” kur Shqipëria ka nevojë.

Mirela Kumbaro do të jetë ministre e Arsimit. Parë nga këndvështrimi im, boshllëqet janë të mëdha. Po përdor fjalën e duhur duke folur si një kryeministër i sapozgjedhur që ska lidhje fare me atë që ka qenë gjithë këto vite. Nuk jam pesimist, as përballë kësaj ndërhyrje tejet të vështirë që i ka lidhur fëmijët tanë pas ekraneve të një bote tjetër.

Shëndetësinë do ta drejtojë një studente e dikurshme e këtij fakulteti. Ajo ka spikatur si akademike dhe mjeke në disa prej qendrave spitalore në botë. Profesore Evis Sala do ta lërë Italinë për të na u bashkuar si ministre e Shëndetësisë dhe mirëqenies sociale.

Përbërja e plotë e qeverisë Rama 4: 

Kryeministër, Edi Rama.
Zv/kryeministre, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku
Ministre e Brendshme, Albana Koçiu
Ministre e Jashtme, Elisa Spiropali
Ministër i Financave, Petrit Malaj
Ministër Turizmi, Kulture dhe Sporti, Blendi Gonxhe
Ministër i Mjedisit, Sofjan Jaupaj
Ministre Arsimi, Mirela Kumbaro
Ministër Shëndetësie, Evis Sala
Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Brahimi
Ministria e Inteligjencës Artificiale, Djella
Ministri i Drejtësisë, Besfor Llamallari
Ministër i Mbrojtjes, Pirro Vëngu
Ministër i Bujqësisë, Andis Salla
Ministër i Shtetit për Pushtetin vendor, Ervin Demo
Kryenegocatorja Majlinda Dhuka,
Ministre e Antikorrupsionit, Adea Pirdeni
Ministër i Marrëdhënieve me Kuvendin, Toni Gogu. Versus.al

3 ORE ME PARE

Ministria e Mjedisit ‘del’ më vete, do të drejtohet nga Sofjan Jaupaj

Qeveria Rama 4/ Largohen 8 ministra të mëparshëm, Manastirliu

Ministria e Mjedisit do të ndahet nga Kultura dhe Turizmi, duke vepruar si një ministry më vete dhe për shkak të rëndësisë që ky sektor ka dhe në grukapituj për mbylljen e negociatave me BE-në. Rama e ka cilësuar Jaupajn si një profesionist që I ka ngjitur shkallët e karrierës me meritë dhe si I apasionuar pas turizmit.

 

3 ORE ME PARE

Rama vendos në krye një grua të Ministrisë së Brendshme, Albana Koçiu zëvendëson Ervin Hoxhën

Qeveria Rama 4/ Largohen 8 ministra të mëparshëm, Manastirliu

Rama: Kam një arsye të fortë për ta bërë këtë zgjedhje, pasi janë përqendruar vetëm në policinë e shtetit, pavarësisht se ajo zë pjesën më të madhe. Praktika e kudondodhur e vendeve demokratike që ministrai e Brendshme nuk bën punë policore dhe ministry nuk bën kryepolicin, po për një sërë nevojash të paadresuara unë mendoj që një ndryshim është pikënisje e logjikshme. Që 35 vjet transformim jemi I vetmi vend në Evropë pa një system modern funksional adresash, sistem të prapambetur zjarrfikësash që merr në fund thërrimet sepse janë lënë në fund të vëmendjes së Ministrisë së Brendshme. Ndërkohë që zjarret janë sot në plan të parë në të gjithë Evropën. Duhet të bëhet Ministria e Punëve të Brendshme. Prefekturat janë lënë si ngushëllim për zjarrfikëset, që ka më keq, policimi në komunitet. Per te adresuar gjithë këto tematike në drejtimin e do te vije Albana Koçiu.

4 ORE ME PARE

Rama konfirmon Belinda Ballukun zv.kryeministre dhe ministre të Energjisë e Infrastrukturës

Qeveria Rama 4/ Largohen 8 ministra të mëparshëm, Manastirliu
Belinda Balluku, zv.kryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës

“Në rolin e zëvendës kryeministrit, konfirmoj zëvendësen time Belinda Balluku.”- deklaroi Rama duke shtuar se do të vazhdojë të drejtojë energjitikën dhe infrastrukturën.

4 ORE ME PARE

“Do të luftojmë nepotizmin”, Rama propozon krijimin e Komisionit të Etikës në çdo bashki

Qeveria Rama 4/ Largohen 8 ministra të mëparshëm, Manastirliu

Në fjalën e tij në Asamblenë e PS, kryeministri Edi Rama kritikoi ashpër drejtorët që dhanë dorëheqjen pak kohë më parë, duke shtuar se e gjitha kjo situatë nuk lidhet aspak me Ermal Dredhën, kreu i bashkisë Vlorë i cili dha dorëheqjen mbrëmjen e djeshme duke cilësuar se ai bëri një ‘punë të jashtëzakonshme.

Më tej ai propozoi krijimin e komisionit te etikës që do të luftojë nepotizmin.

Komision etike në çdo bashki, i cili duhet të trajtojë fenomenin gërryes, shkurajues e poshtërues që duhet sulmuar duke nisur nga qendra e grupi parlamentar e deri në pushteti lokal, nepotizmi dhe lidhjet e gjakut në pozicionet drejtuese”, tha ai./ Versus.al

4 ORE ME PARE

Dorëheqja e kryebashkiakut të Vlorës, Rama: Më i miri mes drejtorëve pa fe e atdhe

Qeveria Rama 4/ Largohen 8 ministra të mëparshëm, Manastirliu
Ermal Dredha, ish-kryebashkiak i Vlores

Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës nga posti i kreut të bashkisë së Vlorës, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar atë si më të mirin në situatën e krijuar në institucionin vendor që sipas tij ishte kthyer në një “fole” për drejtorët e papërgjegjshëm.

“Kënaqësi labe e mbinkarkuar me re në pantallonat e pushtetit. Dembelizëm dhe karshillëk ndaj popullit të Vlorës e një sërë njerëzish pa fe e atdhe, pa din e iman me mandatin e drejtorit. Të tërë hipur mbi shpatullat e qeverisë, në kuptimin që qeveria investo e këta shkele me këmbë, hipur si pasagjerë autobusi. Dua të bëj të qartë që e gjithë kjo situatë do ishte gabim i madh sikur të lidhej me kryebashkiakun i cili në gjithë këtë situatë është më i miri.  Dorëheqja e tij pas bisedave që kemi bërë bashkarisht është treguesi i një njeriu që e do Vlorën”- tha Rama. Versus.al

4 ORE ME PARE

Taulant Balla emërohet kryetar i grupit parlamentar të PS-së

Qeveria Rama 4/ Largohen 8 ministra të mëparshëm, Manastirliu

Rama: Kryetar i grupit parlamentar, ka shumë pak për eksperiencën e gjatë dhe si drejtues i mirë është Taulant Balla (vijon…)

4 ORE ME PARE

Rama propozon Niko Peleshin në krye të Kuvendit

Qeveria Rama 4/ Largohen 8 ministra të mëparshëm, Manastirliu

Me deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama sot u konfirmua se Elisa Spiropali nuk do të jetë më në krye të Kuvendit edhe pse e mbajti këtë post përgjatë fundit të mandatit të qeverisë.

Në vend të saj, Rama ka propozuar Niko Peleshin në krye të parlamentit. 

“Niko Peleshi është profili i duhur për të marrë stafetën si kryetari i ri i Kuvendit”- tha Rama. 

Tashmë pritet vetëm votimi "formal" në Kuvend për të konfirmuar propozimin e bërë nga Rama. Niko Peleshi ka mbajtur më herët postin e ministrit të Mbrojtjes dhe zv.kryeministrit. Versus.al

4 ORE ME PARE

“Lëvizin si ambulantë”, Rama: Rrisim numrin e komisioneve të përhershme, por do ketë më pak deputetë anëtarë

Qeveria Rama 4/ Largohen 8 ministra të mëparshëm, Manastirliu

Pas njoftimit për qëllimin e ndryshimeve kushtetuese për të ulur numrin e deputetëve të Kuvendit, kryeministri Edi Rama njoftoi se do të ketë edhe një rritje të numrit të komisioneve parlamentare të përhershme dhe ulje të numrit të deputetëve anëtarë.

Sipas tij, është e nevojshme që komisionet të jenë në përgjigjie të nevojave që ka vendi për t'u përafruar me kuadrin e Bashkimit Europian në fushat për të cilat janë hapur kapitujt e negociatave për anëtarësim..

Pjesë nga fjala e Ramës:

Kuvendit të ri i duhen më shumë komisione të përhershme dhe më pak anëtarë duke ulur në minimum numrin e deputetëve që lëvizin si ambulantë nga njëri komision në tjetrin

Komisioni për ekonominë punësimin dhe financat- vjen si risi vendosja e punësimit në emërtesën e komisionit. Qëllimi është sjellja në fokus e politikave të punësimit, lirisë së lëvizjes së punëtorëve, shëndetit dhe sigurisë në punë. Sugjerohet që këtë komision ta drejtojë qeveria

Komisioni për cështjet ligjore dhe administratën publike- do të mbajë barrën e shqyrtimit të një mali të tërë ligjesh për të modernizuar ligjet e Shqipërisë. Kuvendi do kujdeset për vlerësimin dhe hedhjen e hapave ligjorë për reformën e administratës. Një draft i ri është gati për t’i shkuar parlamentit. Sugjerohet që këtë komision ta drejtojë qeveria.

Komisioni për çështjet e brendshme dhe mbrojtjen- Do forcojë sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë. Sugjerohet që ta drejtojë qeveria

Komisioni për Edukimin Shkencën dhe Sportet- sugjerohet të drejtohet nga opozita

Komisioni Shëndetësinë dhe Mbrojtjen sociale- ka si qëllim modernizimin e sistemit shëndetësor dhe të mbrojtjes sociale. Ky komision sugjerohet të drejtohet nga opozita.

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe zhvillimin e qëndrueshëm- do të kalojë rregullat dhe ligjet e BE, sugjerohet të drejtohet nga mazhoranca. Versus.al

5 ORE ME PARE

“Do ulim numrin e deputetëve”, Rama: Do të ketë një ndarje të re territoriale

Qeveria Rama 4/ Largohen 8 ministra të mëparshëm, Manastirliu

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se një objektiv i qeverisjes së ardhshme të PS do të jetë ulja e numrit të deputetëve dhe reformë e re administrative për ndarjen territoriale. Ndërsa theksoi gjithashtu nevojën për një godinë të re të Kuvendit.

“Zbritja e numrit të deputetëve të Shqipërisë në të paktën 101 deputetë, edhe më pak bujrum ta diskutojmë, do të kishte vetëm impaktë pozitivë. Ky ndryshim kushtetues do të duhet të jetë një objektiv i yni. Kuvendi miraton dhe nxjerr ligje për të gjithë, por nuk e ka ende ligjin e vetë, nuk ka pavarësi financiare, nuk ka status apo administratë të mbështetur. Madje është pa shtëpi, nuk ka një shtëpi dhe nuk ka as estetikën e një Kuvendi të një shteti kandidat.

Së treti pas 10 vitesh nga reforma administrative territorial, koha ka sjellë nevojën e rishikimit të ndarjes territoriale. Prandaj duhet të ngremë pa humbur kohë komisionin për të thelluar këtë reformë duke reflektuar ndryshimet domethënëse. Duhet të kemi cilësi të re të proceseve të qeverisjes vendore”- u shpreh kreu i qeverisë. Versus.al

 

5 ORE ME PARE

“Nuk do nxjerrim artilerinë e rëndë kundër SPAK”, Rama: Shokë e shoqë më pyesin si mund të durojmë

Qeveria Rama 4/ Largohen 8 ministra të mëparshëm, Manastirliu

Kreu i qeverisë Edi Rama i kushtoi pjesën e parë të fjalimit të tij reformimit të drejtësisë duke thënë se PS duhet të mbajë qëndrim të njëjtë edhe kur institucionet e drejtësisë godasin zyrtarë të lartë të saj.

Rama tha se shpesh herë bashkëpunëtorë të tij e pyesin sesi mund të durohen raste të caktuara kur shihet se ka shkelje nga organet e dretjësisë, por theksoi se PS nuk do të nxjerrë atë që e quajti “artileria e rëndë” përballë SPAK-ut.

“Më pyesin shpesh shokë e shoqe këtu si mund të durohen padrejtësitë e drejtësisë kur ato bien edhe tek dikush me të cilin kemi ndarë ditë të bukura.  E di që përgjigjia ime shumëkujt këtu nuk i duket përgjigjie edhe pse sa për sy e faqe bën sikur bie dakord. Sipas meje, pikërisht sepse kemi hyrë me dëshirë në këtë llogore të përbashkët të politikës me flamurin e PS dhe kemi zgjedhur të punojmë për Shqipëriën e nesërme, nuk kemi asnjë mundësi apo të drejtë ta kthejmë llogoren të atillë për të marrë në mbrojtje këdo qoftë, dhe as të nxjerrim artilerinë tonë kundër SPAK-ut dhe GJKKO-së përfshirë edhe rastet kur për dikë sipas nesh po bëhet padrejtësi.

Fatkeqësisht për ne nga ana njerëzore, por fatmirësisht për Shqipërinë dhe për PS. Sado absurde të duket kjo që thashë, do ishte i pariparueshëm për më shumë se një dekadë tjetër dëmi që artileria jonë e rëndë do i bënte Shqipërisë së nesërme”- deklaroi Rama. Versus.al

5 ORE ME PARE

Rama shkarkon Erion Veliaj si kryebashkiak, shpall Ogerta Manastirliun si kandidate për Tiranën

Qeveria Rama 4/ Largohen 8 ministra të mëparshëm, Manastirliu

Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e Tiranës duke shkarkuar kryebashkiakun aktual Erion Veliaj i cili prej 7 muajsh mbahet në paraburgim.

Ogerta Manastirliu do të jetë kandidatja e PS për bashkinë e Tiranës, ndërsa Rama e cilësoi si personin e duhur për të çuar përpara bashkinë më të madhe të vendit. 

“Në tërë këto vite punë, Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës. Ogerta është forca e qetë e Tironces dembabadem e punonjëses dhe drejtueses së dikurshme të punëve sociale në bashkinë e Tiranës”- tha Rama mes të tjerash. Versus.al



5 ORE ME PARE

Veliaj në burg, Rama sinjalizon zgjedhje në Tiranë: Nuk mban më, emergjencë e krijuar në drejtimin e bashkisë

Qeveria Rama 4/ Largohen 8 ministra të mëparshëm, Manastirliu

Kryeministri Edi Rama e ka nisur sot fjalën e tij në Asamblenë e PS duke folur për nevojën e organizimit të strukturave të PS për të mbajtur zgjedhjet e parakohshme për bashkinë e Tiranës.

Ai tha se PS nuk do të ndërhyjë në punët e pushtetit gjyqësor edhe kur goditen njerëzit e saj me pushtet.

“Do na duhet të adresojmë këtu emergjencën e krijuar në drejtimin e Tiranës për arsyen e ditur botërisht. Nuk mban më, ama duhet të them që në fillim sa më qartë atë që besoj duhet të ndajmë të gjithë së bashku mbi çështjen e drejtësisë dhe raportin tonë me të. Ne PS nuk kemi hyrë në asnjë rast në meritën e një çështje të drejtësisë, aq më tepër kur drejtësia nuk e ka thënë deri në fund fjalën e saj. nuk e kemi bërë dhe nuk do ta bëjmë asnjëherë duke bërë avokatin e kujtdo, ndër njerëzit e kësaj familje të madhe politike edhe kur mund të mos na duket e drejtë. Nuk kemi patur dhe nuk do kemi përsa kohë unë do jem në krye, asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësisë me reformën në drejtësi dhe mbi të gjitha me tërheqjen historike të pushtetit të shumicës nga fusha e pushtetit gjyqësor.

Përmes reformës kemi larguar duart e ekzekutivit nga çdo proces seleksionimi, zgjedhjeje, apo shkarkimi prokurorësh apo gjykatës. Po ashtu nga çdo forme kontrolli mbi aktivitetin e tyre. Ia kemi lënë pushtetit gjyqësor të qeverisë vetë punët e veta.

Kush flet për kapje, kontroll apo ushtrim të pushtetit të drejtësisë nga ana jonë, me urdhra nga lart, ose nuk di çfarë flet ose nuk do të pranojë të vërtetën shumë të madhe të një ndryshimi që në historinë e këtij vendi do të shënohet si epokal për një vend ku kurrë nuk ka patur pavarësi të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ne do të durojmë të gjitha dhimbjet e këtij procesi historik pavarësimi të drejtësisë. Qoftë kur ato vijnë nga rënia e atyre mes nesh në mëkatin e përfitimit të paligjshëm apo nga helmi i atyre të tjerëve që na akuzojnë se kemi kapur këtë drejtësi e cila për herë të parë në historinë e vendit po godet njerëz me pushtet politik”- u shpreh Rama në hyrje të fjalimit të tij para anëtarëve të Asamblesë. Versus.al

Poll