Një rast i parazitit të njohur si “New World screwworm” (NWS), i cili mund të shkaktojë dëmtime të rënda dhe potencialisht vdekjeprurës, është konfirmuar tek një person në Maryland, SHBA, për herë të parë pas shumë vitesh, njoftoi Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Humane të dielën.
Pacienti kishte udhëtuar së fundmi në El Salvador, dhe infektimi u identifikua pas analizimit të imazheve të larvave që ai kishte paraqitur.
Larvat e këtij insekti “gërmojnë në mish” dhe shkaktojnë dëme serioze tek kafshët, ndërsa në raste të rralla mund të prekin edhe njerëzit, paralajmëroi Departamenti Amerikan i Bujqësisë.
Autoritetet shëndetësore nënvizuan rëndësinë e kujdesit gjatë udhëtimeve në vendet ku ky parazit është i përhapur, pasi infektimi mund të jetë serioz dhe të kërkojë trajtim mjekësor të specializuar./Versus.al







