Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, ku dy motra nga fshati Kopaçëz i Delvinës, Elvisa dhe Rozina Dhimaku, humbën jetën në vend. *Në makinë ndodhej edhe shoqja e tyre, Antonela Zhupa, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë. *Tre vajzat, të moshës 20, 22 dhe 24 vjeçe, po udhëtonin me makinë Lancia pranë fshatit të tyre kur u përplasën kokë më kokë me një fuoristradë Audi, e cila ishte futur në krahun e kundërt të rrugës. *Automjeti drejtohej nga Kevi Norra, 23 vjeç, specialist në Ministrinë e Brendshme i cili sipas burimeve paraprake rezulton të ketë qenë në gjendje të dehur.
FOTO/ Ky është Kevi Norra, zyrtari i Ministrisë së Brendshme që përplasi për vdekje dy motrat nga Delvina

Kevi Norra, 23 vjeç, i cili shihni në fotografi, është personi përgjegjës për aksidentin tragjik ku humbën jetën dy motra, Elvisa dhe Rozina Dhimaku.
Ai po lëvizte me shpejtësi dhe në krahun e kundërt të aksit Sarandë–Delvinë, kur përplasi makinën ku udhëtonin dy motrat dhe shoqja e tyre.
Si pasojë e përplasjes, Antonela Zhupa, shoqja e vajzave, mbeti e plagosur dhe ndodhet në spital. Kevi Norra është arrestuar nga Policia e Sarandës dhe po hetohet për aksident me dy viktima dhe një të plagosur./Versus.al

Aksidenti tragjik në Sarandë/ 23-vjeçari që përplasi për vdekje dy motrat, zyrtar në Ministrinë e Brendshme!
23-vjeçari Kevin Norra që u përplas me mjetin e dy motrave që humbën jetë në aksidentin tragjik në Sarandë mësohet se punon si specialist në Ministrinë e Brendshme.
Ai ka qenë dukë lëvizur me shpejtësi, kur ka kryer një parakalim të gabuar dhe i ka dalë përballë mjetit me të cilin po lëviznin dy motrat duke u përplasur kokë më kokë.
Si pasojë, Rozina dhe Elvisa Dhimaku humbën jetën.
Në makinë ndodhej edhe shoqja e tyre, Antonela Zhupa, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë./Versus.al
U mori jetën dy motrave Dhimaku, arrestohet zyrtari i Ministrisë së Brendshme! Drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe parakaloi me shpejtësi
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, ku dy motra nga fshati Kopaçëz i Delvinës, Elvisa dhe Rozina Dhimaku, humbën jetën në vend.
Në makinë ndodhej edhe shoqja e tyre, Antonela Zhupa, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Tre vajzat, të moshës 20, 22 dhe 24 vjeçe, po udhëtonin me makinë Lancia pranë fshatit të tyre kur u përplasën kokë më kokë me një fuoristradë Audi, e cila ishte futur në krahun e kundërt të rrugës.
Automjeti drejtohej nga Kevi Norra, 23 vjeç, i cili sipas burimeve paraprake rezulton të ketë qenë në gjendje të dehur.
Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar vdekjen e dy motrave dhe plagosjen e rëndë të Antonelës.
Nga pamjet e vendit të ngjarjes shihet se edhe mjeti i Klevi Nora është dëmtuar rëndë dhe është kthyer përmbys buzë rrugës.
Pamje nga aksidenti i rëndë:
Grupi hetimor po mbledh të dhëna për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa 23-vjeçari është arrestuar menjëherë nga Policia e Sarandës.
Ai pritet të përballet në gjykatë me akuza për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, parakalim të gabuar dhe vrasje të dyfishtë./Versus.al







