Çfarë do të gjeni në brendësi
*Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvillojnë sot takimin e shumëpritur për të vendosur të ardhmen e luftës në Ukrainë ku agresioni rus vijon që prej 24 shkurtit të vitit 2022. *Takimi mbahet në orën 12:30 sipas kohës së Alaskës, ndërsa përkon me orën 21:30 të mbrëmjes në Shqipëri dhe Evropë. Forca të shumta sigurie kanë blinduar bazën ushtarake amerikane ku zhvillohet takimi. *Qindra protestues kanë pritur me pankarta ngjarjen, duke shprehur qartë kundërshtitë e tyre lidhur me veprimet e Trump kundrejt Putinit dhe duke theksuar mbështetjen e tyre për Ukrainën. Trump më herët ka deklaruar se mund të ketë diskutim për lëshim territoresh nga ana e Ukrainës. *Putin u nis drejt takimit me dhjetëra makinë të blinduara, ndërsa mediat e huaja shkruajnë se ai do të pritet me tapet të kuq nga Trumpi. Ky i fundit pak orë para takimit, ka bërë një postim në rrjetin e tij social “Truth social”, ku shprehej shkurt “rrezik i lartë” pa sqaruar për çfarë konkretisht e ka patur fjalën.
Putin hipën në “Bishën” e Trump, udhëtojnë së bashku drejt sallës së samitit
Pasi shtrënguan duart në tapetin e kuq në pistën e aeroportit të Anchorage, Donald Trump dhe Vladimir Putin iu drejtuan drejt automjeteve që po i prisnin.
Por, pavarësisht se Putin kishte sjellë limuzinën e tij "Aurus" dhe ajo u pa në pistën pranë aeroplanëve, presidenti rus hipi në limuzinën presidenciale amerikane, të njohur si "Bisha".
Presidenti rus u pa me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, ndërsa Trump dukej sikur po i përshëndeste turmës.
Më shumë se gjashtë vjet pas takimit të tyre të fundit, Trump dhe Putin janë përsëri ballë për ballë. Të dy udhëheqësit u përshëndeten me një shtrëngim duarsh pasi zbritën nga aeroplanët e tyre në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage.
Trump i buzëqeshur madje duartrokiti presidentin rus ndërsa ai iu afrua atij në tapetin e kuq.
Ndërsa Trump dhe Putin u ndalën shkurt për një foto, duke qëndruar në një platformë, gazetarët shfrytëzuan rastin për t'u bërë pyetje të dy udhëheqësve.
"President Putin, a do të bini dakord për një armëpushim?", pyeti një nga gazetarët, por lideri rus refuzoi të përgjigjej.
Një tjetër pyeti se cili është mesazhi i Trump për Putinin, por të dy u larguan menjëherë pas pyetjes së fundit nga një gazetar i cili iu drejtua Putin, duke thënë nëse do të ndalonte së vrari civilë.
Tym i bardhë! Donald Trump dhe Vladimir Putin shtrëngojnë duart në Alaskë
Të dy do të diskutojnë për fatin e luftës në Ukrainë. Një takim ky i shumëpritur dhe kamerat e gjithë botës ndodhen sot në Alaskë.
Avioni i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, u ul në aeroport rreth orës 20:55. Aty e priste Presidenti amerikan Donald Trump, avioni presidencial i të cilit zbarkoi rreth 30 minuta më herët, rreth orës 20:20.
Trump dhe Putin do të takohen fillimisht në shkallët e avionit në aeroport.
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, njoftoi se Presidenti Trump do të shoqërohet nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i Dërguari i Posaçëm Steve Witkoff.
Më pas, në orën 21:00, dy Presidentët do të futen në një takim me dyer të mbyllura ‘kokë më kokë’ vetëm në praninë e përkthyesve.
Kremlini ka thënë se takimi mund të zgjasë rreth 7 orë, ndërsa Presidenti amerikan është shprehur se kohëzgjatja do të duket nga diskutimi pozitiv ose jo.
Biseda mes të dyve do të pasohet nga një takim mes delegacioneve amerikane dhe ruse, e më pas një drekë pune.
Ç'po ndodh? Putin, paradë force makinash të blinduara drejt Alaskës
Presidenti rus Vladimir Putin ka udhëtuar sot nga Moska për në Bregun e Paqësorit me një limuzinë të blinduar përpara samitit të tij të shumëpritur me Donald Trump në Alaskë. Mediat ruse kanë publikuar pamjet e eskortës së blinduar me dhjetëra makina të tipit “Aurus Senat”, që përdoret për të transportuar Presidentin e Rusisë, teksa rrugët duken të bllokuara.
Pamjet tregojnë një varg të gjatë automjetesh të zeza që lëvizin me shpejtësi përgjatë një rruge në Magadan, të shoqëruara nga dhjetëra makina policie dhe të ndjekura nga ajo që duket të jetë një ambulancë.
Pikërisht në Magadan, lideri i Kremlinit ka vizituar një pistë hokeji në akull dhe një fabrikë peshku, përpara se të fluturonte drejt Alaskës.
Duket se Putin nuk e ka pasur aspak me nxitim që të përshëndetet me Donald Trump dhe është fotografuar duke vizituar fëmijët që po luanin hokej në akull në qytetin rus në lindjen e largët.
Ndërsa ishte në Magadan, media shtetërore raportoi gjithashtu se ai vendosi lule në një memorial të Luftës së Dytë Botërore për të shënuar Ditën e Fitores.
Siguria e rreptë për Presidentin Putin shfaqet teksa ai përgatitet të ulet me Trumpin të rreth orës 21:00 me orën në Shqipëri, për takimin e tyre të parë ballë për ballë që nga viti 2018.
Sakaq sipas mediave ruse bisedimet midis Donald Trump dhe Vladimir Putin nuk do të jenë të shkurtra dhe se ato mund të zgjasin të paktën gjashtë deri në shtatë orë.
Agjencia shtetërore e lajmeve RIA raporton se takimi në Alaska do të zhvillohet edhe me pjesëmarrjen e ndihmësve dhe se Moska pret që ai të sjellë rezultate.
Donald Trump ndërkaq është nisur drejt Alaskës nga Uashington DC dhe para se të hipte në avionin presidencial iu mburr gazetarëve me aftësinë e tij në arritjen e marrëveshjeve.
"Unë jam president dhe ai nuk do të luajë me mua", u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të enjten.
"Nëse është një takim i keq, do të përfundojë shumë shpejt, dhe nëse është një takim i mirë, do të përfundojmë duke arritur paqe në një të ardhme shumë të afërt", tha Trump, ndër të tjera.
Trump ka premtuar të konsultohet me udhëheqësit evropianë dhe Zelenskyn, duke thënë se çdo marrëveshje përfundimtare do të vijë në një takim trepalësh midis tij, Putin dhe presidentit ukrainas për të "ndarë" territorin
Takimi "kokë më kokë" do të zgjasë 7 orë, Trump do e presë Putinin te shkallët e avionit
Vladimir Putin zhvilloi një vizitë zyrtare në qytetin Magadan në lindjen e largët të Rusisë përpara udhëtimit të tij për në Alaska për t'u takuar me Donald Trump. Udhëheqësi rus u takua me përfaqësuesit vendor dhe vendosi lule në memorialin "Heronjtë e Alsibit", i cili përkujton Bashkëpunimin Sovjetik dhe Amerikan gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Monumenti i kushtohet rrugës ajrore Alaska-Siberi, e cila u përdor për të transportuar mbi 8,000 avionë nga SHBA-ja në Bashkimin Sovjetik, shpesh në mot ekstrem.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka konfirmuar se Vladimir Putin është planifikuar të mbërrijë në Anchorage në orën 11:00 sipas kohës lokale (21:00 me orën në Shqipëri) dhe do të përshëndetet personalisht nga Presidenti Trump kur të zbresë nga aeroplani i tij.
Peskov po ashtu tha se gjatë fluturimit që do të zgjasë katër orë nga qyteti rus i Magadanit në Anchorage të Alaskës, Putin do të studiojë dhe shqyrtojë me kujdes të gjitha çështjet që do të jenë në agjendën e bisedimeve.
Këto përfshijnë konfliktin e Ukrainës, si dhe çështje në marrëdhëniet dypalëshe Rusi-SHBA, projekte të mundshme të përbashkëta ekonomike dhe çështje të tjera rajonale dhe ndërkombëtare.
Samiti Trump-Putin mund të zgjasë midis gjashtë dhe shtatë orësh, u tha gazetarëve po ashtu Peskov, duke shtuar se Moska pret që takimi të jetë produktiv. Ai gjithashtu deklaroi se takimi ballë për ballë midis dy presidentëve do të mbahet me praninë e ndihmësve.
Ndërkohë, i dërguari ekonomik presidencial, Kirill Dmitriev përveç konfliktit në Ukrainë dhe lidhjeve ekonomike tha se të dy palët presin të diskutojnë rivendosjen e marrëdhënieve dypalëshe në tërësi.
Dmitriev, i cili është zyrtarisht pjesë e delegacionit rus që merr pjesë në diskutime, tha se delegacioni rus ishte në humor të mirë në prag të bisedimeve.
Samiti Trump-Putin në Alaskë, Zelensky: Ukraina mbështetet tek Amerika
Kryeministri ukrainas Volodymyr Zelensky, ka reaguar para samitit të Alaskës duke shkruajtur se "Ukraina mbështet tek Amerika".
Duke u bërë jehonë komenteve të presidentit amerikan Donald Trump i cili u shpreh se takimi i sotëm është "me të vërtetë, me rrezik të lartë", Zelensky shtoi se samiti "duhet të hapë një rrugë të vërtetë drejt një paqeje të drejtë" dhe një takimi trepalësh midis Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë.
Presidenti ukrainas shtoi se Ukraina po dërgon përforcime për të ndaluar përparimet e Rusisë në Ukrainën lindore, duke përfshirë rajonet e Donetskut dhe Zaporizhzhisë dy nga territoret që ka të ngjarë të jenë në qendër të vëmendjes gjatë bisedimeve të sotme.
Ai e përfundon deklaratën duke bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës dhe që Rusia të ndërmarrë “hapat e nevojshëm”./Versus.al
Trump para takimit me Putinin në Alaska: Ukraina do të vendosë për shkëmbimin e territoreve
Donald Trump dha një ide se si do të zhvillohet biseda e tij me Vladimir Putin në Alaska , duke folur me gazetarët në fluturimin për në Anchorage, ku do të zhvillohet takimi i rëndësishëm katër kundër katër.
Pasi tha se "diçka do të ndodhë", ai iu referua më pas qëndrimit të SHBA-së në lidhje me garancitë e sigurisë për Ukrainën , duke lënë të kuptohet se qëndrimi i Uashingtonit mund të ndryshojë.
Presidenti amerikan deklaroi gjithashtu se, pavarësisht faktit që si delegacioni amerikan ashtu edhe ai rus në samit duken të përqendruar në interesat e biznesit dhe ato ekonomike, përparësia e tij është të arrijë një marrëveshje për luftën përpara se të kalojë në çështje të tjera.
Garancitë e sigurisë
I pyetur nga një gazetar në lidhje me garancitë e sigurisë për Ukrainën, Trump tha se SHBA-të mund të marrin pjesë, "së bashku me Evropën dhe vende të tjera".
Por ai shtoi se kjo nuk do të marrë formën e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, duke thënë se "ka disa gjëra që nuk do të ndodhin". "Po, por, së bashku me Evropën, ekziston kjo mundësi", shtoi ai.
"Nuk do të bëjmë biznes derisa të zgjidhet lufta"
Lidhur me shanset e një marrëveshjeje tregtare në samit, Trump pohoi se Putin “dëshiron një pjesë” të ekonomisë dhe biznesit amerikan.
“Vërej se ai po sjell shumë njerëz të biznesit nga Rusia dhe kjo është mirë, më pëlqen kjo, sepse ata duan të bëjnë biznes, por kjo nuk do të ndodhë derisa të zgjidhet lufta”, tha presidenti i SHBA-së.
Trump tha se Putin beson se sulmet e vazhdueshme ndaj Ukrainës "i japin forcë", por "mendoj se kjo e dëmton". "
Mendoj se ata po përpiqen të negociojnë, në mendjen e [Putinit] kjo e ndihmon atë të bëjë një marrëveshje më të mirë. Por në realitet kjo e dëmton... por do të flas me të për këtë më vonë", shtoi presidenti amerikan.
Shkëmbime tokash
Lidhur me çështjen e shkëmbimeve të territoreve , Trump tha se "ato do të diskutohen, por unë duhet ta lejoj Ukrainën ta marrë atë vendim. Mendoj se ata do të marrin vendimin e duhur. Por unë nuk jam këtu për të negociuar për Ukrainën, jam këtu për ta sjellë atë në tryezën e negociatave".
"Mendoj se ka dy anë... shikoni, Vladimir Putin donte të merrte kontrollin e të gjithë Ukrainës. Nëse unë nuk do të isha president, ai do ta kishte marrë kontrollin e të gjithë Ukrainës, por nuk do ta bëjë", shtoi presidenti amerikan.
"Pasoja serioze"
Trump u pyet gjithashtu për kërcënimin e tij më parë këtë javë se do të kishte "pasoja serioze" për Putinin nëse nuk do t'i interesonte paqja.
"Ekonomikisht serioze, po, ato do të jenë shumë serioze. Nuk po e bëj këtë për shëndetin tim. Do të doja të përqendrohesha në vendin tonë, por po e bëj këtë për të shpëtuar shumë jetë, po, shumë serioze."/Versus.al
Trump do të shtrojë tapetin e kuq për Putinin në Alaska: Postimi i presidentit amerikan pak para nisjes për në Anchorage

Donald Trump planifikon ta mirëpresë personalisht Vladimir Putinin me mbërritjen e tij në Bazën Ajrore Elmendorf-Richardson në Alaska sot, sipas dy zyrtarëve të lartë të administratës që folën për NBC në kushte anonimiteti.
Detajet e sakta dhe "organizimi" i pritjes janë ende duke u finalizuar, por pritet një qilim i kuq për mbërritjen e presidentit rus.
Bazuar në informacionin që është bërë publik deri më tani, samiti midis presidentit amerikan dhe homologut të tij rus do të zhvillohet në orën 11:00 sipas orës lokale në Bazën Ajrore Elmendorf-Richardson, pranë Anchorage.
Ai do të përfshijë bisedime private midis Trump, Putin dhe përkthyesve të tyre, një takim në prani të dy delegacioneve dhe një konferencë të përbashkët për shtyp që do të pasojë. Mbetet e paqartë se sa do të zgjasë takimi privat midis dy udhëheqësve.
"Risk i lartë"
Presidenti amerikan postoi një mesazh në mesditë të premten që përfshinte vetëm dy fjalë, me shkronja të mëdha dhe... shumë pikëçuditëse: "RISK I LARTË!!!"
Është e qartë se Trump e konsideron takimin e tij me Putinin si veçanërisht kritik. Në të njëjtën kohë, ai duket se po shijon rëndësinë e momentit dhe vëmendjen e medias diçka që sugjeron postimi i tij i paqartë.
Presidenti e bëri postimin në platformën Truth Social, përmes së cilës komunikon shpesh.
Gjatë rrugës për në Alaskë për një samit vendimtar, Vladimir Putin u ndal në portin rus të Magadanit në Lindjen e Largët. Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, presidenti rus do ta shfrytëzojë këtë mundësi për një “vizitë të plotë” në rajon, e cila do të përfshijë një turne në një uzinë industriale, objekte sportive dhe një takim me guvernatorin rajonal.
"Qyteti është i rëndësishëm. Putini ka qenë atje shumë herë, madje edhe kur ishte kryeministër", tha Peskov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.
View this post on Instagram
Lavrov vesh bluzë me logon "BRSS" në Anchorage
Zyrtarë nga të dyja palët kanë mbërritur në Anchorage që nga mëngjesi për takimin historik të së mërkurës dhe të enjtes.
Videoja e publikuar nga agjencia e lajmeve TASS tregon Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov duke hyrë në një hotel në qytetin amerikan ku do të qëndrojë gjatë samitit, i veshur me një bluzë me mbishkrimin "CCCP", shkurtesa ruse për Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS).
Zgjedhja e veshjes shkaktoi një sensacion, duke pasur parasysh se Lufta e Ftohtë midis SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik shënoi gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, deri në rënien e regjimit komunist dhe themelimin e Federatës Ruse në vitin 1991.
Lavrov refuzoi të bënte ndonjë parashikim në lidhje me rezultatin e samitit midis Vladimir Putin dhe Donald Trump në Alaska. "Ne e dimë që kemi argumentet tona dhe qëndrimi ynë është i qartë dhe i padiskutueshëm. Ne do ta paraqesim atë", shtoi ai, ndërsa shprehu shpresën se "diskutimi konstruktiv" që filloi gjatë vizitës në Rusi javën e kaluar nga i dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff do të vazhdojë në Alaska./Versus.al
Лавров на Аляске появился в свитшоте с, предположительно, надписью "СССР":https://t.co/vpU0gOwc6o
— ТАСС (@tass_agency) August 15, 2025
Видео: МИД России/ТАСС/Ruptly pic.twitter.com/C4HEHL2sUj
VIDEO/ Me dhjetëra makina të blinduara, Putin niset drejt Alaskës për takimin me Trump
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është nisur drejt Shteteve të Bashkuara për samitin historik me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili do të mbahet në Alaskë në orën 21:30 me kohën e Evropës.
Ai shihet se po shoqërohet me masa të rrepta sigurie dhe një autokolonë të blinduar që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut.
#Putin on the way to #Alaska now , #Russian Presidential convoy moving through the streets of #Magadan in Eastern #Russia . pic.twitter.com/ikoUWlxeA1
— Ninjamonkey ???????? (@Aryan_warlord) August 15, 2025
Pamjet filmike të publikuara nga burime ndërkombëtare tregojnë momentin kur presidenti rus udhëton me një limuzinë të zezë të blinduar, e rrethuar nga një autokolonë mbresëlënëse me dhjetëra automjete. Kolona lëviz me shpejtësi në rrugë të mbyllura për qarkullimin e lirë, të cilat janë siguruar më parë nga forcat vendore dhe federale amerikane. Versus.al
Takimi Trump-Putin, përse do të mbahet në bazën ushtarake amerikane?
Samiti i sotëm midis Presidentit Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin do të zhvillohet në Bazën e Përbashkët Elmendorf-Richardson në Anchorage, Alaskë.
Baza ushtarake luajti një rol vendimtar në monitorimin e Bashkimit Sovjetik nga SHBA-ja gjatë Luftës së Ftohtë. Por rrallë është vizituar nga udhëheqës jo-ushtarakë vitet e fundit, e lëre më dy presidentë.
Takimi i Trump dhe Putin për Ukrainën, dhe konferenca për shtyp që pritet të pasojë, pritet të zhvillohen në Bazën e Përbashkët Elmendorf-Richardson, një strukturë ushtarake pak e njohur në Anchorage me një histori të pasur.
Përveç orareve relativisht të ngjashme të fluturimit nga Uashingtoni dhe Moska, largësia e bazës mund ta ketë bërë atë më tërheqëse.
"Çdo vend që e bën më të lehtë kontrollin e mjedisit është në të vërtetë i rëndësishëm për të dyja palët", tha Benjamin Jensen, bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. "Gjëja e fundit që Presidenti Trump do të donte janë fotografitë e demonstratave masive për një kriminel lufte si Putini që ndodhet në Shtetet e Bashkuara."
Baza e përbashkët është shtëpia e Krahut të 3-të të Forcave Ajrore, e cila operon avionë luftarakë si F-22 Raptor, dhe shihet si një qendër kyçe për operacionet në Azi, Arktik dhe Bregun Perëndimor.
Baza ushtarake strehon më shumë se 32,000 njerëz dhe përbën afërsisht 10% të popullsisë së Anchorage, sipas ushtrisë amerikane. Baza ka infrastrukturë me vlerë rreth 15 miliardë dollarë dhe mbulon 85,000 hektarë. JBER ndodhet afërsisht 11 milje nga qendra e Anchorage. Versus.al
FOTOT/ “Arrestojini ata”, dy presidentët priten me protesta në Alaskë! Protestuesit: Trumpi, kukull e Putinit!
Qindra protestues pro-Ukrainë mbushën një rrugë në qendër të Anchorage të enjten, në prag të bisedimeve midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin në një bazë ushtarake amerikane jashtë kryeqytetit të Alaskës.
Protestuesit valëvitnin flamuj ukrainas, si dhe banderola me ngjyrat blu dhe të verdha të vendit, duke kërkuar që Trump të mos i bëjë lëshime Putinit në këmbim të përfundimit të luftës së Kremlinit në Ukrainë.
Disa protestues mbanin pankarta me slogane anti-Trump, duke përfshirë "Jo mbretër".
Të tjerë përzienin frikën e politikës së jashtme me ankesat e brendshme. Një person mund të shihej duke mbajtur një pankartë që shkruante: "Trump është kukulla e Putinit-lironi dosjet Epstein".
Një protestues tjetër mbante një pankartë blu dhe të verdhë me harta të Ukrainës dhe Alaskës dhe fjalët "Duart larg - jo më rusët".
Protestuesja Lisa Scarborough, një banore 66-vjeçare e Anchorage, i tha Reuters se shpresonte që Putin dhe Trump të mund të arrinin diçka. Ndërsa një tjetër protestues mbante në duar një pankartë me karikatura të Trump dhe Putin me mbishkrimin ‘arrestojini ata’. Versus.al
E gjithë vëmendja në Alaskë, Trump dhe Putin takohen sot për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Sot në Alaskë mbahet takimi i shumëpritur mes presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe homologut të tij Vladimir Putin në përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë e cila vijon që prej shkurtit të vitit 2022.
Takimi do të mbahet në orën 12:00 sipas kohës lokale të zonës, ndërsa ora në Shqipëri do të jetë rreth 21:30. Në Alaskë qytetarët e kanë të qartë se anën e kujt mbajnë. Qindra prej tyre kanë dalë me banderola në duar dhe me flamuj të Ukrainës duke ngulmuar se janë krah kësaj të fundit.
Donald Trump para këtij takimi ka folur për FoxNeës ku e ka cilësuar si një “lojë shahu” diskutimin që do të ketë me Putinin.
“Ky takim përgatit takimin e dytë, i cili do të jetë shumë i rëndësishëm sepse aty do të bëhet marrëveshja. Dhe nuk dua të përdor fjalën ‘ndarje e gjërave’, por në njëfarë kuptimi nuk është një term negativ: do të ketë një negociatë për kufijtë, për tokat, etj.”
Trump u shpreh i bindur se brenda 2-5 minutave do ta kuptojë nëse takimi do të shkojë mirë apo keq, ndërsa u shfaq shumë optimist.
“Për shkak të njëfarë marrëdhënieje që ka me mua, besoj se tani është bindur të bëjë një marrëveshje. Do të bëjë një marrëveshje. Do ta zbulojmë, do ta di shumë shpejt”- shtoi ai.
Përsa i takon takimit edhe me Zelenskyn, Trump tha se nëse gjërat shkojnë mirë do të mund ta telefonojë Zelenskyn për të shkuar në Alaskë dhe aty të bëhet një marrëveshje me Putinin gjatë fundjavës.
“Nuk e di nëse do të arrijmë një armëpushim të menjëhershëm, por mendoj se do të ndodhë. Dëgjo, unë jam më i interesuar për një marrëveshje paqeje të menjëhershme, ta arrij sa më shpejt. Dhe, në varësi të asaj që do të ndodhë në takimin tim, do të telefonoj presidentin Zelensky… dhe ta bëjmë të vijë aty ku do të takohemi. Nuk e di ku do të zhvillohet takimi i dytë, por kemi në mendje tre vende të mundshme. Dhe gjëja më e thjeshtë do të ishte të qëndronim në Alaska”.
Putini thotë gjithashtu se dëshiron t’i japë fund luftës, megjithëse ende nuk ka dalë asnjë detaj rreth asaj që ai mund të kërkojë sot. Megjithatë, në këtë fazë, nuk ka arsye të besohet se ai ka hequr dorë nga parakushtet e tij maksimaliste për paqe. Vetëm pak javë më parë, ai tha se qëndrimi i tij nuk kishte ndryshuar që nga qershori - kur Rusia i paraqiti Ukrainës një memorandum që përcaktonte kushtet për një “zgjidhje përfundimtare” të konfliktit. Memorandumi thoshte se Ukraina duhet të zvogëlojë ushtrinë e saj dhe të mos i bashkohet NATO-s, dhe se fitimet territoriale të Rusisë përfshirë aneksimin e Krimesë dhe katër rajoneve lindore duhet të njihen ndërkombëtarisht. Versus.al







