AKTUALITET /

Dy motrat që përplasi për vd*kje Kevi Norra po shkonin në spital te vëllai 10 vjeçar me leuçemi

Kevi Norra kishte qenë në Sarandë prej pasdites dhe rreth orës 20:00 po kthehej në shtëpi, në fshatin Fushëbardhë, kur është futur kundravajtje dhe ka përplasur për vdekje dy motrat.

Shkruar nga Versus
Dy motrat që përplasi për vd*kje Kevi Norra po shkonin në
Foto montazh: Elvisa dhe Rozina Dhimaku, Kevi Norra

Detaje të trishta janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar ditën e djeshme, ku dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku u përplasën për vdekje nga zyrtari i Ministrisë së Brendshme.

Kevi Norra kishte qenë në Sarandë prej pasdites dhe rreth orës 20:00 po kthehej në shtëpi, në fshatin Fushëbardhë, kur është futur kundravajtje dhe ka përplasur për vdekje dy motrat, shkruan Newsbomb.

Ndërsa Elvisa dhe Rozina Dhimaku dhe shoqja e tyre Antonela ishin nisur nga fshati Kopaçëz i Delvinës drejt spitalit të Sarandës, ku ndodhej vëllai 10 vjeçar. Djali i vogël i familjes Dhimaku është diagnostifikuar me leuçemi dhe ishte kthyer në Sarandë nga jashtë shteti.

Kronologjia e ngjarjes:

Sipas njoftimit të policisë 23 vjeçari Kevi Norra po drejtonte makinën në gjendje të dehur me një nivel alkooli prej prej 1.52 mg/l në matjen e parë dhe 1.42 mg/l në të dytën në momentin kur ndodhi aksidenti i rëndë.

Përveç kësaj, audi fuoristradë, në dukej model Q5, të cilin ai e drejtonte me shpejtësi skëterrë ka kryer një parakalim të gabuar në një zonë me vija të pandërprera dhe ka dalë përballë mjetit që drejtohej nga Elvisa Dhimaku.

Përplasja kokë më kokë ka qenë fatale dhe "Lancia" ku udhëtonin tre vajzat është shkatërruar e gjitha në pjesën e përparme. Edhe Audi është kthyer përmbys buzë rrugës, por shoferi Kevi Norra ka shpëtuar pa dëmtime.

Familja Dhimaku ka hapur dyert e mortit, mes dhimbjes së pamatë për ikjen e Elvisës e Rozinës dhe forcës për të qëndruar pranë të birit 10 vjeçar, që nuk i takoi dot për herë të fundit dy motrat./Versus.al

 

 

Poll