AKTUALITET /

V*au gruan në sy të fëmijëve, Pandeli Nakoleci: Ajo ishte shtatzënë dhe fëmija nuk ishte i imi! Fliste me të tjerë në Facebook

Në një deklaratë të re, ai shpreh pendesë për krimin që ka kryer, ndërsa pretendon se “ajo ishte shtatzënë dhe fëmija nuk ishte i imi. Fliste me të tjerët në Facebook, dhe u xhindosa”, në një deklaratë për televizionin grek MEGA.

Shkruar nga Versus
V*au gruan në sy të fëmijëve, Pandeli Nakoleci: Ajo ishte
Pandeli Nakoleci

Nesër, të martën më 26 gusht, pritet që 40-vjeçari, Pandeli Nakoleci i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij 36-vjeçare, Mariola të japë shpjegimet para hetuesit, pranë pallatit ku familja banonte, në qendër të Volosit.

Në një deklaratë të re, ai shpreh pendesë për krimin që ka kryer, ndërsa pretendon se “ajo ishte shtatzënë dhe fëmija nuk ishte i imi. Fliste me të tjerët në Facebook, dhe u xhindosa”, në një deklaratë për televizionin grek MEGA.

«E doja tepër, në mënyrë patologjike, gruan time. Nuk kisha planifikuar ta vrisja apo t’i bëja keq; doja vetëm ta trembja me atë që kisha në duar. U zemërova, humba arsyen, dhe mendja më humbi kur ajo më tha se fëmija që kishte humbur nuk ishte im dhe se do më dërgonte foto e video me partnerin e ri. Dyshimet e mia u konfirmuan. Që nga Pashkët e tutje, filloi e keqja. Një person i tretë shkatërroi jetën tonë», pretendon më tej 40 vjeçari shqiptar.

«Jam penduar, mendoj për fëmijët e mi dhe se çfarë do të bëhet me ta. Do të kisha dashur të kthehej koha mbrapa; doja të dëmtoja vetëm veten. Kam punuar shumë për familjen time dhe i kisha besim të plotë, por në Facebook ajo komunikonte me një burrë tjetër dhe ndryshoi komplet sjelljen. Kam provuar disa herë të shpëtoj martesën, kishim vetëm përplasje me fjalë, kurrë nuk ngrita dorën. I dua jashtë mase fëmijët e mi dhe u kërkoj falje atyre», ka shtuar më tej 40 vjeçari.

Pas vrasjes së 36-vjeçares, autori u fsheh për më shumë se 24 orë, duke tentuar të shmangte arrestimin.

Megjithatë, ai u gjet i fshehur në një parcelë me shkurre rreth 200 metra larg shtëpisë së tij, në një ish-parking.

Dëshmitarë okularë dhe banorë të zonës thanë se gjatë arrestimit ai iu bërtiste policëve duke deklaruar se e vrau gruan sepse e tradhtonte. “Mirë ia bëra. Këtë e meritonte. Nuk pendohem për asgjë”, mendohet të kenë qenë fjalët e para të 40-vjeçarit vrasës./Versus.al

 

Poll