Live Updates /

Zbulohen kërkesat e Putinit në Samitin e Alaskës! Trump synon takim trepalësh me Zelenskyn dhe presidentin rus! Liderët e BE krah presidentit ukrainas nesër në Shtëpinë e Bardhë!

*Presidenti amerikan Donald Trump synon të organizojë një takim trepalësh me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, më 22 gusht, pas samitit të Alaskës. *Vladimir Putin ka vendosur si kusht për paqen tërheqjen e plotë të Ukrainës nga dy provinca lindore Donetsk dhe Luhansk. *Presidenti rus është shprehur i gatshëm të ndalojë avancimin në rajonet Kherson dhe Zaporizhia, të cilat do të mbeteshin me “linja të ngrira”. *Dokumente qeveritare që detajonin samitin e ish-presidentit amerikan Donald Trump me presidentin rus Vladimir Putin u gjetën nga disa të ftuar në një hotel të Alaskës. *Tetë faqe të dokumenteve zyrtare u lanë pas në printerët e Hotel Captain Cook, një hotel me katër yje rreth 20 minuta larg bazës Joint Base Elmendorf-Richardson në Anchorage. *Liderët europianë që bëjnë pjesë në të ashtuquajturën “koalicioni i vullnetit” pritet të zhvillojnë një konferencë virtuale të dielën, përpara bisedimeve të rëndësishme që presidenti amerikan Donald Trump do të ketë javën e ardhshme me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. *Koalicioni, i bashkëdrejtuar nga kryeministri britanik Sir Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz, synon të bashkojë vendet për të mbrojtur një marrëveshje paqeje në Ukrainë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Presidenti amerikan Donald Trump synon të organizojë një takim trepalësh me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, më 22 gusht, pas samitit të Alaskës. *Vladimir Putin ka vendosur si kusht për paqen tërheqjen e plotë të Ukrainës nga dy provinca lindore Donetsk dhe Luhansk. *Presidenti rus është shprehur i gatshëm të ndalojë avancimin në rajonet Kherson dhe Zaporizhia, të cilat do të mbeteshin me “linja të ngrira”. *Dokumente qeveritare që detajonin samitin e ish-presidentit amerikan Donald Trump me presidentin rus Vladimir Putin u gjetën nga disa të ftuar në një hotel të Alaskës. *Tetë faqe të dokumenteve zyrtare u lanë pas në printerët e Hotel Captain Cook, një hotel me katër yje rreth 20 minuta larg bazës Joint Base Elmendorf-Richardson në Anchorage. *Liderët europianë që bëjnë pjesë në të ashtuquajturën “koalicioni i vullnetit” pritet të zhvillojnë një konferencë virtuale të dielën, përpara bisedimeve të rëndësishme që presidenti amerikan Donald Trump do të ketë javën e ardhshme me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. *Koalicioni, i bashkëdrejtuar nga kryeministri britanik Sir Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz, synon të bashkojë vendet për të mbrojtur një marrëveshje paqeje në Ukrainë.

4 Postime
2 ORE ME PARE

Takimi Trump–Zelenskyy, sot liderët europianë zhvillojnë një konferencë për Ukrainën

Zbulohen kërkesat e Putinit në Samitin e Alaskës! Trump synon

Liderët europianë që bëjnë pjesë në të ashtuquajturën “koalicioni i vullnetit” pritet të zhvillojnë një konferencë virtuale të dielën, përpara bisedimeve të rëndësishme që presidenti amerikan Donald Trump do të ketë javën e ardhshme me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Koalicioni, i bashkëdrejtuar nga kryeministri britanik Sir Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz, synon të bashkojë vendet për të mbrojtur një marrëveshje paqeje në Ukrainë.

Në krye të axhendës së takimit të së dielës është sigurimi i një zotimi konkret nga Trump për një garanci sigurie, e cila do të shërbente si garanci e fuqishme në çdo marrëveshje paqeruajtëse mes Rusisë dhe Ukrainës.

Liderët europianë janë treguar optimistë pas sinjaleve të fundit nga presidenti amerikan mbi këtë çështje, duke theksuar se fuqia ushtarake e SHBA-së do të ishte pengesë ndaj çdo avancimi të mëtejshëm nga Vladimir Putin.

Një tjetër pikë kyçe e diskutimit do të jetë përfshirja më e drejtpërdrejtë e Zelensky në bisedime, pasi takimi i fundit mes Trump dhe Putin në Alaskë e la atë jashtë procesit. Në deklarata të koordinuara, liderët europianë kanë theksuar se pa rolin e presidentit ukrainas nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme.

2 ORE ME PARE

Sky News analizon takimin e së hënës Zelenskyy-Trump: Presidenti ukrainas rrezikon një tjetër pritë në Shtëpinë e Bardhë, por...

Zbulohen kërkesat e Putinit në Samitin e Alaskës! Trump synon
Volodymyr Zelensky/Donald Trump

Të hënën, të gjithë sytë do të jenë nga Uashingtoni, ndërsa Volodymyr Zelenskyy kthehet në Shtëpinë e Bardhë për një takim me Donald Trump , bazuar në të dhënat e reja të gjeneruara nga takimi i presidentit amerikan me Vladimir Putin në Alaska dhe raportet për kërkesat e Rusisë për t'i thënë "po" paqes në Ukrainë.

Ndwrsa media britanike Sky News në analizën e saj të takimit të nesërm shkruan se "nuk do të ketë qilim të kuq, as paradë avionësh, as duartrokitje kur Zelensky të mbërrijë në Uashington. Megjithatë, kujtimi i hidhur i vizitës së tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë   do të dominojë mendimet e presidentit ukrainas".

Duke kujtuar se shkurtin e kaluar, Trump "e tallte homologun e tij ukrainas për shkak se nuk kishte veshur kostum dhe i tha se "nuk kishte dokumente", përpara se të shoqërohej jashtë ndërtesës herët, si një klient i padisiplinuar ", gazeta britanike vëren se Zelensky "e di se rrezikon një tjetër pritë në Zyrën Ovale, por duhet ta paraqesë veten si një pjesëmarrës i gatshëm në bisedimet e paqes, nga frika se mos etiketohet si pengesë për arritjen e një zgjidhjeje".

Ajo që e shqetëson Kievin është se “Donald Trump duket se e ka braktisur pikën e vetme kyçe që udhëheqësit evropianë ia kishin bërë: se duhet të ketë një armëpushim pa kushte në Ukrainë si një kusht absolut për një zgjidhje të përhershme”.

“Trump me sa duket kishte arritur në përfundimin se një armëpushim nuk ishte i nevojshëm.

“Mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës së tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës... është të kalohet drejtpërdrejt në një marrëveshje paqeje”, shkroi ai në llogarinë e tij Truth Social”, vlerëson Sky News, duke folur për një “tronditje në Ukrainë” nga ky postim.

“Shumë në Ukrainë dhe gjetkë besojnë se Rusia nuk ka ndërmend ta ndalë luftën ende dhe do ta përdorë avantazhin e saj ushtarak në fushën e betejës për të ushtruar presion mbi Ukrainën në negociata të gjata për të lëshuar më shumë territor. Ndërkohë, masakra e ukrainasve do të vazhdojë”, vazhdon më tej medias britanike.

Siç vëren, "ky është ndryshimi më dramatik nga Trump, i cili para takimit dhe pas presionit nga udhëheqësit evropianë kishte deklaruar se nuk do të ishte i lumtur nëse Putini nuk do të binte dakord për një armëpushim, dhe madje kishte premtuar "pasoja serioze".

''Presidenti ukrainas me siguri do të jetë mërzitur kur të shohë imazhet e Putinit të pritur si një mbret në një bazë ushtarake amerikane në Alaska. Kjo është në kontrast të plotë me mënyrën se si u prit në tokën amerikane. Në botën e Trump, gjithçka është një garë personaliteti, dhe ndërsa ai tregon respekt të dukshëm për Putinin, ai e përçmon Zelenskyn. Kjo e bën pozicionin e ukrainasit shumë të vështirë", përfundon Sky News./Përshtati në shqip Versus.al

3 ORE ME PARE

Skandali/ Dosje sekrete me detaje të samitit SHBA-Rusi, e përgatitur nga ndihmësja misterioze e Trump, gjendet në një hotel në Alaskë

Zbulohen kërkesat e Putinit në Samitin e Alaskës! Trump synon

Dokumente qeveritare që detajonin samitin e ish-presidentit amerikan Donald Trump me presidentin rus Vladimir Putin u gjetën nga disa të ftuar në një hotel të Alaskës.

Tetë faqe të dokumenteve zyrtare u lanë pas në printerët e Hotel Captain Cook, një hotel me katër yje rreth 20 minuta larg bazës Joint Base Elmendorf-Richardson në Anchorage.

Përmbajtja e dokumenteve përfshinte itinerarin e samitit, numrat e telefonit të tre zyrtarëve amerikanë dhe udhëzime për shqiptimin e emrave të pjesëmarrësve rusë, duke përfshirë edhe “Mr. President POO-tihn”. (Vladimir Putin)

Dokumentet gjithashtu tregonin saktësisht dhomat ku do të zhvilloheshin takimet dhe një drekë në nder të Putinit, e cila u anullua që përfshinte sallatë jeshile me uthull me shampanjë, filet mignon ose halibut me patate dhe asparagus, dhe për ëmbëlsirë creme brûlée.

Plani i vendosjes së ulësve tregonte se Trump do të ulej përballë Putinit, pranë sekretarit të Shtetit Marco Rubio, sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth dhe shefes së stafit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles, ndër të tjerët.

Putin do të ulej pranë ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe këshilltarit të tij për politikën e jashtme, Yuri Ushakov. 

Dokumentet ishin përgatitur nga ekipi i Monika Crowley, zyrtare e Trump-it e cila shërbente si Kryeprotokolliste e Shteteve të Bashkuara, përgjegjëse për organizimin e takimeve.

Zbulohen kërkesat e Putinit në Samitin e Alaskës! Trump synon
Donald Trump dhe Monika Crowley

Crowley u pa duke përshëndetur ngrohtësisht Putinin gjatë samitit, ndërkohë që ishte përgjegjëse për koordinimin e vizitës së liderit rus dhe për organizimin e takimit thelbësor mbi një armëpushim të mundshëm në Ukrainë.

Zbulohen kërkesat e Putinit në Samitin e Alaskës! Trump synon
Crowley dhe Vladimir Putin

Incidenti me dokumentet ka ngritur shqetësime për “papërgjegjshmërinë dhe mungesën e organizimit” të administratës, sipas ekspertëve të sigurisë kombëtare. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, e cilësoi situatën si “qesharake”, duke kritikuar raportimin e NPR mbi dokumentet si një tentativë të panevojshme për “gazetari investigative”.

Samiti Trump-Putin në Alaska ishte takimi i parë SHBA-Rusi që nga fillimi i pushtimit të plotë rus në Ukrainë në shkurt 2022. Lufta, më e përgjakshmja në Europë në 80 vitet e fundit, ka shkaktuar viktima nga të dyja palët, përfshirë mijëra civilë ukrainas./Versus.al

Dokumentet e gjetura në hotelin me katër yje:

Zbulohen kërkesat e Putinit në Samitin e Alaskës! Trump synon

Zbulohen kërkesat e Putinit në Samitin e Alaskës! Trump synon

Zbulohen kërkesat e Putinit në Samitin e Alaskës! Trump synon

Zbulohen kërkesat e Putinit në Samitin e Alaskës! Trump synon

Zbulohen kërkesat e Putinit në Samitin e Alaskës! Trump synon

 

4 ORE ME PARE

Kërkesat e Putinit në Samitin e Alaskës/ Trump synon takim trepalësh me Zelenskyn dhe presidentin rus brenda javës

Zbulohen kërkesat e Putinit në Samitin e Alaskës! Trump synon
Vladimir Putin dhe Donald Trump në Samitin e Alaskës

Presidenti amerikan Donald Trump po synon të organizojë një takim trepalësh me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, më 22 gusht. Lajmi vjen pas samitit të Alaskës dhe bisedimeve që Trump zhvilloi me liderët evropianë.

Sipas burimeve, Putin ka vendosur si kusht për paqen tërheqjen e plotë të Ukrainës nga dy provinca lindore  Donetsk dhe Luhansk.

Ai është shprehur i gatshëm të ndalojë avancimin në rajonet Kherson dhe Zaporizhia, të cilat do të mbeteshin me “linja të ngrira”.

Në të njëjtën kohë, një burim ukrainas ka bërë të ditur se pala amerikane ka krijuar përshtypjen se Putin mund të negociojë edhe për disa zona të vogla të rajoneve Sumy dhe Kharkiv, që aktualisht ndodhen nën kontrollin rus.

Megjithatë, kjo ofertë shihet si e papranueshme për Kievin, pasi do të kërkonte dorëzimin e territorit më të madh ukrainas në krahasim me atë që Rusia do të “sacrifikonte”. Për më tepër, Putin ka kërkuar që SHBA të njohin sovranitetin e Rusisë mbi territoret që do t’i mbeteshin Moskës në kuadër të një marrëveshjeje paqeje.

Në këtë proces shfaqet edhe Kina si faktor, pasi Putin ka deklaruar se mund të pranojë garanci sigurie për Ukrainën, por duke e përfshirë Pekinin si garantues, duke nënkuptuar kështu kundërshtimin ndaj një force sigurie të përbërë nga trupa të NATO-s.

Nga ana tjetër, Ukraina dhe mbështetësit e saj evropianë po shqyrtojnë idenë e një “koalicioni të vullnetarëve” që do të garantonte sigurinë e saj për të penguar një agresion të ri rus.

Në bisedën telefonike pas samitit të Alaskës, Zelensky është shprehur pozitiv ndaj idesë së garancive të sigurisë të mbështetura nga SHBA.

“Trump theksoi se nuk do të ishte një mision i NATO-s, por Kievi shpreson që SHBA të marrë pjesë në një formë. Ky diskutim pritet të vijojë gjatë vizitës së Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë”.

Zelensky: Rusia po e vështirëson fundin e luftës

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë se po refuzon një armëpushim dhe po e bën më të ndërlikuar arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

“Shohim që Rusia po refuzon thirrjet e shumta për armëpushim dhe ende nuk ka vendosur të ndalë vrasjet. Kjo e komplikon situatën. Nëse nuk janë të gatshëm të japin një urdhër të thjeshtë për ndalimin e sulmeve, do të kërkohet një përpjekje shumë më e madhe që Rusia të pranojë diçka edhe më thelbësore: bashkëjetesën paqësore me fqinjët e saj për dekada”, shkroi Zelensky në një postim në platformën X mbrëmjen e së shtunës./Versus.al

Poll