BOTA /

I burgosuri me vdekje në Florida ekzekutohet për vrasjen e gruas në shtëpinë e saj

Chadwick Willacy u dënua me vdekje për vrasjen e 56-vjeçares Marlys Sader gjatë një vjedhjeje në shtëpinë e saj në vitin 1990.

Shkruar nga Versus

I burgosuri me vdekje në Florida ekzekutohet për vrasjen e gruas

Një burrë 58-vjeçar amerikan, i cili u dënua me vdekje për vrasjen e një gruaje gati katër dekada më parë, do të ekzekutohet sot në Florida të SHBA-së.

Chadwick Willacy u dënua me vdekje për vrasjen e 56-vjeçares Marlys Sather gjatë një vjedhjeje me thyerje në shtëpinë e saj në vitin 1990. Viktima u kthye në shtëpi më herët se zakonisht dhe u përball me hajdutin.

Ekzekutimi i Willacy-t me injeksion vdekjeprurës është planifikuar për në orën 6 të pasdites të martën (ora lokale, mesnatë në Shqipëri) dhe do të jetë i pesti në Florida këtë vit.

Këtë vit ka pasur shtatë ekzekutime në të gjithë vendin, të gjitha me injeksion vdekjeprurës: katër në Florida, dy në Teksas dhe një në Oklahoma.

Në vitin 2025 në Shtetet e Bashkuara u kryen 47 ekzekutime, më shumë se dyfishi i mesatares prej rreth 20 në vit gjatë dekadës së kaluar dhe më i larti që nga 52 ekzekutime në vitin 2009.

Dënimi me vdekje është hequr në 23 nga 50 shtetet e SHBA-së. Në tre të tjera (Kalifornia, Oregon dhe Pensilvania) është në fuqi një moratorium për zbatimin e tij, me urdhër të guvernatorëve të tyre.




Poll