BOTA /

Intesifikohet konflikti SHBA-Iran, Pentagoni konfirmon vdekjen e 2 ushtarëve amerikanë në Jordani

Ata vdiqën pas "një sulmi armik më 17 korrik në bazën ajrore "Muwaffaq Salti" në Jordani, thanë zyrtarët amerikanë.

Shkruar nga Versus

Intesifikohet konflikti SHBA-Iran, Pentagoni konfirmon vdekjen e 2

Administrata Trump ka identifikuar dy ushtarë amerikanë të vrarë në aksion si pjesë e luftës së SHBA-së me Iranin.

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së tha se toger Tyler James Feehan, 25 vjeç, nga Hawaii, dhe ushtare Isabella Gonzales, 19 vjeçe, nga Teksasi, u vranë në Jordani, ku po mbështesnin Operacionin Inherent Resolve - një mision amerikan kundër Shtetit Islamik.

Gonzalesi u vra të premten më 17 korrik, ndërsa Feehani vdiq të shtunën, më 18 korrik.

Ata vdiqën pas "një sulmi armik më 17 korrik në bazën ajrore "Muwaffaq Salti" në Jordani, thanë zyrtarët amerikanë.

Deklarata nuk tha se si u vranë ata, por shtoi se incidenti ishte nën hetim.

Të shtunën, Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se dy ushtarë ishin vrarë në Jordani, ndërsa po mbroheshin nga sulmet iraniane me raketa balistike dhe dronë.

Poll