BOTA /

Kr*m makabër në Itali, gazetari sportiv gjendet i karbonizuar pas ekzekutimit

Shkruar nga Versus
Kr*m makabër në Itali, gazetari sportiv gjendet i karbonizuar pas
Luigi (Luca) Esposito

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku gazetari sportiv Luigi (Luca) Esposito, 53 vjeç, është gjetur i pajetë në një zonë bujqësore në Eboli, pranë Salernos.

Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se është qëlluar me armë zjarri dhe më pas trupit i është vënë flaka, ndërsa autoritetet po hetojnë të gjitha pistat.

Trupi i karbonizuar u zbulua nga zjarrfikësit gjatë ndërhyrjes për shuarjen e një zjarri në shkurre.

Për shkak të dëmtimeve të rënda, identifikimi nuk ishte i mundur menjëherë, por më vonë pranë vendngjarjes u gjet automjeti i viktimës, duke bërë të mundur identifikimin e tij.

Sipas hetuesve, në zonë janë gjetur edhe disa gëzhoja, ndërsa autopsia pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes dhe të ndihmojë në zbardhjen e rrethanave të krimit.

Esposito ishte një emër i njohur në gazetarinë sportive italiane.

Ai bashkëpunonte me gazetën La Città di Salerno, televizionin OttoChannel dhe ishte themelues e drejtues i portalit sportiv Tuttosalernitana.com.

Krahas angazhimit në media, ai punonte edhe në Agjencinë Rajonale të Mjedisit.

Kolegët e tij e kanë përshkruar si një gazetar të përkushtuar dhe profesionist me integritet, ndërsa drejtues të mediave ku ai punonte kanë kërkuar që autorët e krimit të identifikohen dhe të vihen sa më shpejt përpara drejtësisë.

Ndërkohë, Prokuroria e Salernos vijon hetimet dhe deri më tani nuk ka konfirmuar nëse vrasja lidhet me aktivitetin e tij gazetaresk.

Tags:

itali

Poll