BOTA /

‘’Top G’’ sërish në telashe! Andrew arrestohet në Miami, miku i tij i heq varëset e shtrenjta

Ndaj tyre ka kërkesë për ekstradim drejt Mbretërisë së Bashkuar ku akuzohen për një sërë veprash penale.

Shkruar nga Versus

‘’Top G’’ sërish në telashe! Andrew arrestohet

Influencuesit e njohur të rrjeteve sociale, Andrew dhe Tristan Tate, janë arrestuar në Miami nga Marshallët amerikanë, pas një kërkese për ekstradim të paraqitur nga Mbretëria e Bashkuar në kuadër të një hetimi për vepra të rënda penale seksuale.

Vëllezërit akuzohen për abuzime të kryera ndaj disa grave në rajonin e Anglisë Lindore gjatë periudhës 2010–2017.

Andrew Tate përballet me 42 akuza, mes të cilave përdhunim, trafikim qeniesh njerëzore, sulm dhe posedim të materialeve të pahijshme që përfshijnë të mitur. Ndërkohë, Tristan Tate akuzohet për 17 vepra penale, përfshirë përdhunim, sulm seksual dhe trafikim qeniesh njerëzore.

Në momentin e arrestimit, njëri prej miqve të tij shihet teksa i heq Tates varëset e shtrenjta që kishte me vete në atë moment. Versus.al

Poll