
Përdoruesit e Facebook dhe Instagram po përballen me probleme në të dyja platformat e Meta-s, pasi mijëra persona në vende të ndryshme të botës kanë raportuar se llogaritë e tyre janë përkohësisht të padisponueshme.
Sipas raportimeve, problemi prek kryesisht përdoruesit që hyjnë në Facebook dhe Instagram përmes kompjuterëve, ku në ekran shfaqet një mesazh gabimi që i pengon të përdorin platformat.
Mesazhi i shfaqur njofton se: “Llogaria juaj aktualisht nuk është e disponueshme për shkak të një problemi me faqen. Presim që kjo të zgjidhet së shpejti. Ju lutemi provoni përsëri pas disa minutash.” Versus.al

