
Sytë e gjithë botës janë drejtuar mbrëmjen e sotme nga stadiumi MetLife në New Jersey, ku Spanja dhe Argjentina do të përballen në finalen e Kupës së Botës 2026 për të përcaktuar kampionen e re të globit.
Spanja mbërrin në këtë sfidë si kampione e Europës dhe synon të rikthehet në majën e futbollit botëror, duke fituar titullin e dytë në histori, pas triumfit të vitit 2010 në Afrikën e Jugut.
Në krahun tjetër, Argjentina zbret në fushë si kampione në fuqi dhe kërkon të mbrojë kurorën botërore, në atë që pritet të jetë një tjetër mbrëmje historike për "Albiceleste"-t.
Trajnerët Luis de la Fuente dhe Lionel Scaloni kanë rezervuar edhe disa surpriza në formacionet startuese. Te Spanja, Pedri e nis ndeshjen nga stoli, ndërsa te Argjentina, Scaloni i ka besuar sulmin Julian Alvarez, duke lënë jashtë formacionit Lautaro Martinez, autorin e golit vendimtar në gjysmëfinale ndaj Anglisë.
Drejtësinë në finalen e madhe do ta vendosë arbitri slloven Slavko Vinčić, i cili është përzgjedhur nga FIFA për të drejtuar ndeshjen më të rëndësishme të turneut.
FORMACIONET ZYRTARE:
SPANJA: Simon, Porro, Cubarsi, Laporte, Cucurella, Rodri, Fabian Ruiz, Olmo, Yamal, Baena, Oyarzabal.
Trajner: Luis De La Fuente
ARGJENTINA: E. Martinez, Montiel, Romero, Lisandro, Tagliafico, De Paul, Mac Allister, Enzo, Nico Gonzalez, Messi, Alvarez.
Trajner: Lionel Scaloni

