Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta.
Temperaturat maksimale pritet të shënohen në Elbasan me 42 gradë celcius, Tiranë dhe Berat- 41 gradë dhe Fier-40 gradë.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë alternime vranësirash kryesisht mesatare përgjatë relieveve malore në veri e lindje në mesditë deri pasdite.
Reshjet e shiut priten me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në veri e në lindje të vendit në mesditë e pasdite, përqendruar maleve ndërsa pjesa tjetër e territorit pa reshje. Versus.al

