MAGAZINË /

FOTO/ Jo vetëm polifonia, edhe klarinetisti përmetar luan kabanë shqiptare në filmin “Odisea”, publikon foto me kompozitorin fitues të OSCAR

Klarinetisti ka publikuar në rrjetet sociale një foto me kompozitorin fitues të OSCAR, Ludëig Göransson, të cilin e falenderon për mundësinë.

Shkruar nga Versus

FOTO/ Jo vetëm polifonia, edhe klarinetisti përmetar luan kabanë

Një tjetër muzikant shqiptar, klarinetisti nga Përmeti, Ervis Rapaj, është pjesë e kastit muzikor që ka punuar për filmin hollivudian "Odisea" (The Odyssey), me regji nga Christopher Nolan.

Klarinetisti ka publikuar në rrjetet sociale një foto me kompozitorin fitues të OSCAR, Ludëig Göransson, të cilin e falenderon për mundësinë.

"Isha i nderuar të interpretoja kabanë shqiptare dhe të punoja pranë kompozitorit të jashtëzakonshëm Ludëig Göransson, fitues i çmimit Oscar, i cili udhëtoi në jug të Shqipërisë për të regjistruar tingujt autentikë të iso-polifonisë dhe instrumenteve tona tradicionale, duke i bërë ato pjesë të një produksioni të madh botëror.

Faleminderit, Ludëig, që më përzgjodhe të isha pjesë e këtij projekti kaq të veçantë. Të uroj edhe shumë suksese në krijimtarinë tënde artistike! Krenar dhe  shpresoj që një copëz e shpirtit të muzikës shqiptare  të dëgjohet në mbarë botën. Faleminderit me zemër", shkruan Ervis Rapaj.

Kompozitor fitues i Oscar-it erdhi në Shqipëri për të regjistruar polifoninë tonë dhe instrumentet tradicionale, duke i bërë ato pjesë të një prej produksioneve më të mëdha kinematografike të viteve të fundit.

Veç Ervis Rapaj, në muzikën e filmit "Odisea" janë përfshirë edhe studiuesi Vasil Tole dhe mjeshtri i fyellit dhe culës dyjare, Mjeshtër i Madh Vendim Kapaj./Versus.al

FOTO/ Jo vetëm polifonia, edhe klarinetisti përmetar luan kabanë FOTO/ Jo vetëm polifonia, edhe klarinetisti përmetar luan kabanë  

Poll