MAGAZINË /

“Ai është më i madhi i të gjitha kohërave”, Yamal tregon çfarë i tha Messi pas ndeshjes

Shkruar nga Versus

“Ai është më i madhi i të gjitha kohërave”,

Lamine Yamal, talenti spanjoll ka folur për mediat pas fitores në finalen e Kupës së Botës kundër Argjentinës së Lionel Messit. Ai tha se nëse dikush do t’ja kishte thënë këtë më parë, nuk do ta kishte besuar.

“Nëse dikush do të më kishte thënë se në moshën 18 vjeçare do të fitoja Kupën e Botës duke luajtur një ndeshje kundër Leo Messit, do i thoja që je çmendur. Tani po mundohem të mos qaj sepse është një moment që e kam ëndërruar gjithë jetën. Kjo fitore është për familen time, për çdo person në Spanjë”- tha Yamal.

Më tej tregoi respektin e madh ndaj legjendës së futbollit, Lionel Messit duke thënë se ai është më i miri i të gjitha kohërave dhe zbuloi bisedën që pati gjatë takimit me të.

“Të luash kundër Messit në një skenë të tillë, ishte diçka surreale. Ai është më i miri në historinë e futbollit dhe dikush të cilin e kam admiruar gjithmonë. Kur ra bilbili i fundit, instikti im i parë ishte të shkoja dhe t’i tregoja atij gjithë respektin tim. Ai ishte shumë bujar, më shtrëngoi dorën dhe më tha të vazhdoja para sepse e ardhmja është e gjeneratës tonë”- shtoi sulmuesi. Versus.al

Poll