AKTUALITET /

Çantën plot tritol e granata, grupi i “Shqiponjave” kapin 52 vjeçarin nga Fushë Kruja që tentoi t’ja mbathte

Lëndën plasëse, 52 vjeçari Petrit Çaça kishte në plan ta shiste.

Shkruar nga Versus

Çantën plot tritol e granata, grupi i “Shqiponjave”

Tiranë- Një 52 vjeçar nga Fushë Kruja është arrestuar nga grupi i forcave "Shqiponja" pasi u kap në flagrancë me një çantë plot me granata, tritol dhe kapsolla detonatore gati për shpërthim. 

Policia ka publikuar pamjet e ndjekjes së 52 vjeçarit Petrit Çeça i cili sapo ka pikasur se po ndiqej, ka hedhur çantën dhe ka tentuar të largohet. Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi: granata dore luftarake, ndezës unifikues granatash, 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatore gati për shpërthim, si dhe kapsolla detonatore.

I arrestuari kishte precedentë të mëparshëm në fushën e lëndëve narkotike. Dyshohet se lëndën plasëse kishte në plan ta shiste. Versus.al

 
Poll