BOTA /

Izraeli kërcënon rrjetin hekurudhor të Iranit: Nëse jeni në trena dhe afër stacioneve, jeta juaj është në rrezik!

"Shmangni përdorimin dhe udhëtimin me tren në të gjithë Iranin nga tani deri në orën 21:00 sipas kohës iraniane", thuhet në një deklaratë të IDF-së në gjuhën persi.

Shkruar nga Versus

Izraeli kërcënon rrjetin hekurudhor të Iranit: Nëse jeni

Ushtria izraelite i ka paralajmëruar banorët iranianë sot në një postim në Twitter se "prania juaj në trena dhe pranë linjave hekurudhore vë jetën tuaj në rrezik".

"Paralajmërim urgjent për përdoruesit e trenave dhe pasagjerët në Iran: Të dashur qytetarë, për sigurinë tuaj, ju nxisim fuqimisht të përmbaheni nga përdorimi dhe udhëtimi me tren në të gjithë Iranin nga tani deri në orën 21:00 sipas orës lokale" , shkruan ushtria izraelite në një postim në gjuhën perse në Twitter./Versus.al

 

Poll