
Teksa në bulevard protestohet, kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në zyrë, ka postuar një video ku tregon se po e dëgjon dhe ai protestuesit që thërrasin parullën kryesore të protestës: “Rama jepe dorëheqjen”.
Rama thotë se është duke përgatitur fjalën që do të mbajë paraditen e nesërme në mbledhjen e grupit parlamentar dhe të qeverisë dhe ky kor është e preferuara e tij.
“Përshëndetje nuk e di a dëgjoni, kjo është kënga ime e preferuar. Jam duke shkruar fjalën e nesërme në mbledhjen e grupit parlamentar dhe qeverisë dhe desha të ndaj me ju këtë moment sepse ky kor “Rama jepe dorëheqjen” e Meriton. Shihemi nesër paradite, do ishte kënaqësi të ndaja me ju reflektimin mbi pasqyrën e bulevardit të flamingove. Të atij që ishte se ky që ka mbetur është i sorrave dhe korbave”, thotë Rama./Versus.al

