POLITIKË /

“Dhuna ndaj protestuesve duhet hetuar”, PD: Të zbardhet përdorimi i gazit lotsjellës në protestën te Kuvendi

Demokratët i kanë bërë thirrje Prokurorisë që të verifikojë veprimet e policisë, të identifikojë personat që sipas tyre kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve dhe të hetojë ligjshmërinë e shoqërimeve dhe arrestimeve të kryera pas protestës.

Shkruar nga Versus

“Dhuna ndaj protestuesve duhet hetuar”, PD: Të zbardhet

Partia Demokratike ka kërkuar nisjen e një hetimi për ndërhyrjen e Policisë së Shtetit gjatë protestës së zhvilluar sot para Kuvendit, duke e cilësuar përdorimin e forcës ndaj protestuesve si të pajustifikuar dhe joproporcional.

Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD-së, Klevis Balliu, akuzoi qeverinë se po përdor mjete represive ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtën e protestës.

Sipas Balliut, reagimi i policisë gjatë tubimit tregon një qasje të gabuar ndaj qytetarëve, ndërsa kërkoi që institucionet e drejtësisë të hetojnë çdo rast të përdorimit të paligjshëm të forcës.

“Partia Demokratike dënon çdo akt dhune joproporcionale kundër protestuesve dhe rikonfirmon se zgjidhja është plotësimi i kërkesave të protestës qytetare”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Demokratët i kanë bërë thirrje Prokurorisë që të verifikojë veprimet e policisë, të identifikojë personat që sipas tyre kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve dhe të hetojë ligjshmërinë e shoqërimeve dhe arrestimeve të kryera pas protestës./Versus.al

 

Poll