BOTA /

Kryeministri izraelit: Po ia thyejmë kockat Iranit, por ende nuk kemi mbaruar!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli ka qenë duke i “thyer kockat” fuqisë iraniane që nga fillimi i ofensivës së udhëhequr nga SHBA më 28 shkurt, duke theksuar se operacionet nuk kanë mbaruar ende

Shkruar nga Versus
Kryeministri izraelit: Po ia thyejmë kockat Iranit, por ende nuk kemi
Benjamin Netanyahu 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli ka qenë duke i “ thyer kockat ” fuqisë iraniane që nga fillimi i ofensivës së përbashkët të udhëhequr nga SHBA-të më 28 shkurt, por se kjo “nuk ka mbaruar ende ”.

“Ne aspirojmë ta udhëheqim popullin iranian drejt thyerjes së zgjedhës së tiranisë, por në fund të fundit varet prej tyre”, tha Netanyahu gjatë një vizite në një qendër urgjence të Ministrisë së Shëndetësisë izraelite vonë mbrëmjen e djeshme. “Nuk ka dyshim se me veprimet e ndërmarra deri më tani, ne po ua thyejmë kockat - dhe ne nuk kemi mbaruar ende”, shtoi ai./Versus.al

Poll