BOTA /

'Lufta nuk përfundon këtë javë', Trump për Ngushticën e Hormuzit: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më fort!

Donald Trump paralajmëroi Iran se SHBA do të reagojë shumë ashpër nëse Teherani përpiqet të bllokojë transportin e naftës në Ngushtica e Hormuzit. Ai shtoi se konflikti mund të përfundojë shpejt, por jo brenda kësaj jave, duke theksuar se rreziku më i madh i përshkallëzimit tashmë ka kaluar.

Shkruar nga Versus
'Lufta nuk përfundon këtë javë', Trump për
Donald Trump

Në një postim në Twitter, Donald Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të reagonin menjëherë nëse Teherani do të përpiqej të bllokonte dërgesat e naftës përmes rrugës strategjike ujore.

“Nëse Irani bën diçka për të ndaluar rrjedhën e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, ata do të goditen NJËZET HERË më fort nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës sesa janë goditur ndonjëherë më parë. Përveç kësaj, ne do të godasim objektiva që mund të shkatërrohen lehtësisht dhe do ta bëjnë praktikisht të pamundur që Irani të rindërtohet si komb. Vdekja, zjarri dhe tërbimi do të bien mbi ta - por shpresoj dhe lutem që kjo të mos ndodhë!

Kjo është një dhuratë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kinën dhe të gjitha vendet që e përdorin shumë Ngushticën e Hormuzit. Shpresoj që ky veprim të vlerësohet shumë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje.”

Gjithashtu presidenti i SHBA-së në një konferencë shtypi ditën e djeshme deklaroi, se lufta mund të marrë fund "shumë shpejt", por jo këtë javë.

Trump nuk përmendi një datë konkrete. Rreziku më i madh në luftë ka kaluar tashmë prej tri ditësh, tha më tej Trump, pa e shpjeguar këtë më tej./Versus.al

Poll