
SHBA- Një kaos total përfshiu Nju Jorkun mbrëmjen e djeshme pas fitores së Knicks ndaj Spurs në finalen e basketbollit në NBA. Mijëra tifozë u shpërndanë brenda pak sekondash pasi u dëgjuan të shtëna armësh në Times Square gjatë festimeve. Mediat e huaja shkruajnë se një 17-vjeçar u qëllua në këmbë gjatë kaosit rreth orës 2 të mëngjesit, me turma njerëzish që mbushën zonën dhe ndërhyrjen e emergjencës që po luftonte për të kaluar.
I mituri u dërgua në Spitalin Bellevue në gjendje të qëndrueshme, ndërsa policia gjeti një armë zjarri dhe ndaloi disa individë në lidhje me incidentin. Të shtënat ndodhën mes një nate festimesh masive në të gjithë Neë York City pas fitores së Knicks në kampionat, e cila gjithashtu pati çrregullime të përhapura dhe reagim të ashpër të policisë.
Pjesë e festimeve në shesh ishte bërë më herët edhe kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani. Versus.al

