AKTUALITET /

Çfarë po ndodh në bregdetin shqiptar? Plazhit të Karpenit ‘i del pronari’, bllokohet hyrja e qytetarëve

Shkruar nga Versus
Çfarë po ndodh në bregdetin shqiptar? Plazhit të Karpenit
Plazhi i Karpenit

Ndërkohë që në zona të ndryshme të vendit si Rrjolli, Zvërneci dhe Librazhdi ku ka patur përplasje të forta mes banorëve dhe investitorëve strategjikë që kanë zaptuar vendet më të bukura dhe interes publik, e njëjta situatë është shfaqur së fundmi edhe në plazhin e Karpenit në Kavajë.

Qytetarët kanë ngritur alarmin se i njëjti skenar po zbatohet edhe në Karpen ku është vendosur një portë hekuri për të ndaluar hyrjen e qytetarëve me makinë drejt plazhit publik. Sipas qytetarëve, në këtë zonë bregdetare që supozohej të ishte publike, nuk u lejohet as hyrja e lëre pastaj të pushojnë.

Nga ana e autoriteteve nuk ka ndonjë reagim lidhur me këtë portë prej hekuri të vendosur në Karpen ku më herët është raportuar në media se pronari i një vile private po ngrinte pengesa në rrugë për të mos lejuar pushuesit të shkonin në plazh. Versus.al

Poll