
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë në rrugën që të çon drejt Spaçit. Një person i identifikuar si Valter Lleshi është vrarë me armë zjarri.
45 vjeçari iu gjet i pajetë brenda automjetit të tij tip "Toyota" në fshatin Shkorret. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e krimit dhe për të kapur autorin.
Mësohet se Lleshi ishte punonjës i kompanisë së bazaltit në Spaç. Po kësaj kompanie, në mars të këtij viti, iu vendos një sasi tritoli në një prej makinerive, por nuk shpërtheu. Versus.al

