
Në vendin ku u gjet i vrarë brenda makinës, 45 vjeçari Valter Lleshi janë gjetur 18 gëzhoja plumbash. Viktima ka marrë plumba në kokë dhe trup, ndërsa mësohet se ishte nisur për në kompaninë e inerteve në Spaç ku punonte si shofer në makineritë ku disa muaj më parë i ishte vendosur tritol.
Dyshohet se viktima është autori i vrasjes së Anton Kelit në vitin 2020 në Rrëshen ku punonte si taksist. Asokohe u raportua se ngjarja kishte ndodhur për prishjen e pazareve të drogës.
Lleshi u gjet i pajetë nga një tjetër person i cili po shkonte në punë në mëngjes kur pa makinën që ishte goditur me breshëri arme zjarri. Në zonë nuk ka patur kamera sigurie, ndërsa policia po heton pistën e hakmarrjes së mundshme. Versus.al


