AKTUALITET /

Kërcet sherri brenda GJKKO, të pandehurit për vr*sjen e Renis Dobrës rrihen me njëri-tjetrin

Forca të shumta policie mbërritën në GJKKO për të rivendosur qetësinë në sallën e gjyqit.

Shkruar nga Versus
Kërcet sherri brenda GJKKO, të pandehurit për vr*sjen e Renis
Petrit Çakrri, viktima Renis Dobra dhe njëri prej autorëve Fatjon Bushgjokaj

Në gjyqin paraprak të mbajtur sot në Gjykatën e Posaçme për vrasjen e 21 vjeçarit Renis Dobra, ka patur tensione të forta mes të pandehurve.

Mësohet se brenda kafazit të xhamit janë përplasur fizikisht të pandehurit Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj. Si pasojë e tensioneve të krijuara, në godinën e GJKKO mbërritën me urgjencë forca shtesë policie për të vendosur rendin. 

Kujtojmë se për vrasjen e Renis Dobrës janë arrestuar vëllezërit nga Tropoja, Kristi, Aleksandër dhe Fatjon Bushgjokaj si dhe Petrit Çakërri që dyshohet se siguroi makinën që u përdor prej tyre për të kryer krimin.

Sipas hetimeve të deritanishme, vëllezërit kishin patur konflikte me viktimën për shkak të trafikut të drogës në Gjermani. Renis Dobra u rrëmbye nga të pandehurit më 8 korrik të vitit 2025 dhe më pas më 9 korrik u gjet i mbytur me litar në breg të liqenit të Shkopetit. Versus.al

Poll